LAJMI I FUNDIT:

“Një tragjedi me përmasa të mëdha”: Në një luginë, policia meksikane ka gjetur 45 qese me mbetje njerëzore

“Një tragjedi me përmasa të mëdha”: Në një luginë, policia meksikane ka gjetur 45 qese me mbetje njerëzore

Autoritetet meksikane kanë gjetur 45 qese me mbetje njerëzore në një luginë jashtë qytetit perëndimor të Guadalajara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët po kërkonin për shtatë punonjës të rinj të qendrës së thirrjeve, të cilët ishin raportuar të zhdukur javën e kaluar, kur gjetën trupat.


Eshtrat përfshijnë burra dhe gra, dhe numri i trupave nuk dihet ende.

Kërkimet pritet të vazhdojnë për disa ditë për shkak të terrenit të vështirë.

Zyra e prokurorit të shtetit për shtetin perëndimor të Jalisco tha në një deklaratë se, pas një informacioni në kërkimin e shtatë personave, ata kishin filluar të kontrollonin në luginën Mirador del Bosque ku gjetën qeset që përfshinin pjesë të trupit.

Zjarrfikësit dhe mbrojtja civile po punonin me policinë dhe një ekuipazh helikopteri për të gjetur mbetjet.

Zyrtarët thanë se do të vazhdojnë të punojnë për të përcaktuar numrin e trupave të vdekur, kush ishin ata dhe shkaqet e vdekjes së tyre.

Ai shtoi se do të vazhdojë përpjekjet për të përcaktuar vendndodhjen e shtatë personave të raportuar si të zhdukur.

Edhe pse ende nuk është vërtetuar se si përfunduan trupat në luginë, krimet e zhdukjes janë relativisht të zakonshme në Meksikë.

Më shumë se 100,000 njerëz janë të zhdukur, sugjerojnë shifrat e qeverisë, ku shumë prej tyre janë viktima të krimit të organizuar.

Dhe për fat të keq, autorët dënohen rrallë.

Të dhënat e qeverisë tregojnë se shumë zhdukje kanë ndodhur që nga viti 2007, kur presidenti i atëhershëm Felipe Calderón nisi “luftën e tij kundër drogës”.

Tre të katërtat e të zhdukurve të raportuar ishin meshkuj dhe një e pesta ishin nën moshën 18-vjeçare në kohën e zhdukjes së tyre.

Ndërkohë familjarët e të zhdukurve ankohen se qeveria nuk po bën sa duhet për t’i gjetur ata dhe se zyrtarët janë indiferentë kur raportojnë të dashurit e tyre si të zhdukur.

Kombet e Bashkuara e kanë quajtur atë “një tragjedi njerëzore me përmasa të mëdha”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori