LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me Jon Finer, Zëvendës Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të presidentit Joe Biden.

Kryeministri e falënderoi për telefonatën dhe tha se është i angazhuar të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner e aleat strategjik i Kosovës në çlirimin e zhvillim e Kosovës për de-eskalimin e situatës në veri të vendit.


Kurti theksoi se është e rëndësishme që krimi të dënohet dhe ndëshkohet dhe krahas dënimit të sulmeve mbi ushtarët e KFOR-it, duhet të dënohet edhe sulmi mbi Policinë e Kosovës dhe mediat.

Ai tha që është me rëndësi, që turmat e dhunshme e grupet kriminale të dirigjuara e kontrolluara nga Serbia, të largohen nga afërsia e objekteve komunale dhe që dhuna të ndalet, në mënyrë që situata të qetësohet.

“Objektet e Komunave janë pronë e republikës dhe ato nuk mund të merren me dhunë. Kujtoi që kemi pasur një proces zgjedhor e demokratik të pranuar nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë 5 vendet e QUINT-it”, tha Kurti.

Po ashtu, Kurti të enjten bashkëbisedoi me telefon edhe me tre senatorët amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts.

Kryeministri i falënderoi senatorët për telefonatën dhe për zërin e angazhimin e tyre në senat në mbështetje të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Biseduan për situatën në vend dhe zhvillimet pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës.

Kryeministri theksoi se kishim një proces zgjedhor të njohur nga komuniteti ndërkombëtar dhe se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të mund të punojnë në vendet e tyre të punës.

“Përshkallëzimit të situatës të hënën, ku u sulmua Policia e Kosovës, u lënduan ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët, i ka kontribuar turma e dhunshme. Njerëz të armatosur e të dhunshëm, pjesëtarë të grupeve kriminale të dirigjuar nga Serbia, të cilët kanë interes pikërisht destabilizimin”, tha ai.

Kryeministri i siguroi senatorët, që është plotësisht i angazhuar për qetësim të situatës dhe se rruga përpara është respektimi i proceseve kushtetuese e ligjore, dialogu dhe zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes Bazike të arritur në Bruksel dhe aneksit të saj në Ohër.​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori