LAJMI I FUNDIT:

Mourinho flet për të ardhmen e tij mes thashethemeve që e lidhin me PSG-në

Mourinho flet për të ardhmen e tij mes thashethemeve që e lidhin me PSG-në

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka mohuar se ai është në bisedime me Paris Saint-Germain, por nuk ka mundur të thotë objektivisht se do të qëndroj te Roma pas përfundimit të këtij sezoni.

Roma u mposht nga Sevilla pas penalltive në finalen e madhe të Ligës së Evropës të zhvilluar në Puskas Arena të Budapestit të mërkurën mbrëma.


Pas ndeshjes, Mourinho u pyet në mënyrë të pashmangshme për të ardhmen e tij, veçanërisht pasi kjo do të thotë se Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, dhe ai e la atë të hapur, por gjithashtu hodhi poshtë sugjerimet për një marrëveshje me Paris Saint-Germain.

Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie
Lexo po ashtu Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie

“Të hënën do të shkoj me pushime. Nëse kemi kohë të flasim për këtë para të hënës, do ta bëjmë. Nëse jo, do të shkoj me pushime dhe pastaj do të shohim. Më duhet të luftoj për këta djem dhe prandaj të mos them objektivisht se do të mbetem”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Unë jam një njeri serioz. I thashë pronarëve disa muaj më parë se nëse do të kisha kontakte me klube të tjera, ata do të ishin të parët që do ta dinin. Do të isha gjithmonë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë”.

“Kam folur me klubin në dhjetor kur pata atë qasje nga kombëtarja portugeze. Që atëherë nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd tjetër. Kam një vit të mbetur në kontratën time dhe kjo është situata”, përfundoi “Special One”.

Mourinho i acaruar e priti me fyerje dhe sharje gjyqtarin në parkingun e autobusit
Lexo po ashtu Mourinho i acaruar e priti me fyerje dhe sharje gjyqtarin në parkingun e autobusit

Pas ndeshjes, lojtarët e Romës u përshëndetën dhe u ngushëlluan nga tifozët e tyre ultras, ndërsa më pas Mourinho i mblodhi ata për një fjalim të gjatë.

Trajneri dukej se po i mbante lotët kur u bëri me dorë tifozëve më pas, një përvojë e re duke pasur parasysh se ai kishte fituar të pesë finalet e mëparshme të UEFA-s në të cilat mori pjesë.

Ndryshe, Roma ishte skuadra e vetme që madje arriti në gjysmëfinale dhe finale duke filluar sezonin nga Liga e Evropës, pasi Sevilla, Juventus dhe Bayer Leverkusen të gjithë erdhën pas eliminimeve nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori