Poezi nga: A. D. Winans
Përktheu: Fadil Bajraj
DUKE U KTHYER PAS DHE DUKE KUJTUAR SE SI ISHTE DIKUR:
KISHTE SHUMË POETË SHUMË LEXIME TË POEZIVE
mund t’i gjeni në dhomat e pasme
të gatshëm për të ikur me vrap
ata janë poetët e parë që lexojnë
dhe të parët që largohen
me vete gjithmonë mbajnë
një fletore me fletë të pangjitura
kanë gjithmonë një vajzë të bukur të re
që u varet në krah
gjithmonë del ndonjë që pretendon
të ketë njohur Kerouacun ose Ginsbergun
të ketë fjetur me njërin apo me të dy
nja dy a tre jetojnë me Zota
nja dy a tre të tjerë pretendojnë se janë Zot
dy ish-narkomanë një homoseksual
një dregkuin me shumë rimel
dy gra me sy të trishtë duke fërkuar duart
ndonëse ato preferojnë të fërkojnë diçka tjetër
gjithmonë ndonjë braktisës i Brezit Bit
ndonjë i mbijetuar nga ditët e hipikëve
ndonjë grua me flokë të shkurtër
ndonjë poet nervoz me tik nervor
ndonjë refugjatë droge
ndonjë poet dështak që nxjerr prej goje emra
më shpejt se ankandisti
një poet që recenson poezinë
një poet që është redaktor
një poet që dëshiron të bëhet redaktor
një Mesia dhe një yll vizitor
jashtë qytetit
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës