LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi po ndryshon, Gentian Lluka tregon ndryshimet me dizajnin e ri

Telegrafi po ndryshon, Gentian Lluka tregon ndryshimet me dizajnin e ri

Telegrafi këtë të mërkurë lanson brendin dhe versionin më të ri të paraqitjes vizuale në Web dhe Aplikacione Mobile me plot produkte të reja që sigurojnë një përjetim të ri mediatik.

Drejtori gjeneral i Telegrafit, Gentian Lluka, i ftuar në emisionin “Radar” në RTV Dukagjini duke folur për këto ndryshime tha se Telegrafi për herë të parë në historinë e vet vjen me brend të ri të identitetit.

Për këtë ai tha se është një ekip i madh që po punon intensivisht.


Shoku po ndryshon po sjell përjetimin e ri mediatik
Lexo po ashtu Shoku po ndryshon po sjell përjetimin e ri mediatik

Gjatë intervistës, Lluka thekosi se Telegrafi do të vazhdojë të jetë shoku i besueshëm i informimit dhe kredibilitetit të pakontestueshëm, duke mos bërë kompromis për të vërtetën, dhe duke sjellë gjithmonë informatën e saktë e në kohë reale. Por, tash, me më shumë teknologji dhe më shumë shpejtësi.

“Telegrafi ka bërë disa ndryshime të vogla që nga viti 2016, por vitin e kaluar kur e kishim 15-vjetorin e Telegrafit kemi marrë vendim që duhet të bëjmë diçka më tepër. Lexuesit neve na shfletojnë çdo ditë dhe kanë një besim shumë të madh. Kjo është kënaqësi për ne”, deklaroi drejtori i Telegrafit.

“Ne duhet t’ia kthejmë këtë lexuesit dhe kemi marrë vendim që të bëjmë disa ndryshime. Kemi filluar nga brendi për të cilin kemi marrë shumë kritika pozitive që na kanë thënë se ‘hej, mos u nxitoni, brendin e keni të jashtëzakonshme pse po e ndryshoni’. Jo ne nuk po e ndryshojmë. Simbolin ikonik e ruajmë. Atë nuk e ndryshojmë”, u shpreh tutje ai.

Drejtori gjeneral i Telegrafit, Gentian Lluka, në emisionin “Radar” me Edita Dolin

Ndërsa, tregoi se tri ngjyra që do ta përfaqësojnë Telegrafin tash e tutje janë e zeza, e bardha dhe pink.

Lluka gjithashtu shtoi se simboli ikonik nuk do të ndryshojë, por deklaroi se për herë të parë do të ndahet nga Telegrafi.

“Simboli ikonik nuk ndryshon pasi ka shumë kuptim. Madje, kuptimin e tretë ia ka dhënë i ndjeri Arlind Gjikolli – Gjikla, i cili ia ka dhënë një shtyllë shumë të fuqishme që duhet me vazhdu simboli ikonik pa ndryshuar. Pse? Sepse e para është shkronja T që simbolizon Telegrafin. E ka kuptimin 1-shi, pra i pari si portal, pastaj lexueshmëria duke ia shtuar edhe besueshmërinë dhe e treta kjo i ka katër kube që e krijojnë kubin i cili ka shumë kuptim në botën e virtualitetit. Mirëpo, kemi marrë vendim që ta ndajmë simbolin nga Telegrafi. Pra, për herë të parë Telegrafi e vazhdon rrugën vetëm nga simboli”.

“Simboli i ka pozicionet e veta, mirëpo Telegrafi është rikthyer me një dizajn në të cilin ka punuar Hallakate dhe kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, u shpreh mes tjerash ai.

Me dizajnin e ri, Telegrafi do të sjell edhe disa risi për lexuesit.

Lluka tha se Telegrafi ka menduar për nostalgjikët e ditëve të para, ku në kuadër të produkteve të reja do të rikthejë Lojërat, Horoskopin dhe Motin, të cilat po ri-zbulohen e ri-kthehen dhe do të rreshtohen krahas produkteve aktuale që po marrin prezencë të rrëmbyeshme në treg.

Po ashtu, ai tregoi se Jobs, Deals dhe Real Estate janë tri super produktet e Telegrafit, në të cilat lexuesit mund t’i gjeni ofertat më të mira nga top kompanitë vendore dhe ndërkombëtar e që do të ketë edhe më shumë.

Për ndryshimet e reja punuan në mënyrë direkte dhe intensive mbi 20 persona: Cingerr për mirëmbajtjen e serverave dhe sigurinë e të dhënave, Kutia me zhvillimin dhe programimin e uebfaqes dhe aplikacioneve, bashkë me produktet tjera – ndërsa Hallakate për dizajnimin dhe krijimin e brendit të ri.

Vlen të theksohet se gjitha këto kompani,u ndihmuan dhe përkrahën nga stafi i brendshëm i Telegrafit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori