Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë një interviste dhënë për televizionin rus Zvezda që është në pronësi të ministrisë ruse të Mbrojtjes, është pyetur sesi do të përfundojë lufta në Ukrainë, ku ai me një dozë ironie tha se “çdo luftë përfundon me paqe”.
Por kur gazetari e pyeti se kur pritet të ndodhë kjo paqe në Ukrainë, Shoigu nuk është përgjigjur dhe thjesht është larguar nga gazetari, transmeton Telegrafi.
Analistët perëndimorë thonë se presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë ta zvarritë luftën sa më gjatë që të jetë e mundur, me shpresën se mbështetja perëndimore për Ukrainën do të dobësohet.
“Vladimir Putin nuk ka plane të menjëhershme për paqen në Ukrainë, dhe për këtë arsye Perëndimi duhet të përgatitet për të ofruar ndihmë për Kievin për një kohë të gjatë”, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për Guardian.
“Lufta e ashpër e përqendruar rreth Bakhmutit tregon se Rusia është e gatshme vetëm të hedhë mijëra e mijëra trupa, të shkaktojë shumë viktima për përfitime minimale”, shtoi shefi i NATO-s.
“Presidenti Putin nuk po planifikon paqen, ai po planifikon më shumë luftë,” vazhdoi Stoltenberg, duke theksuar se Rusia po rrit prodhimin industrial ushtarak dhe “u afrohet regjimeve autoritare si Irani, Koreja e Veriut dhe të tjerët, në përpjekje për të marrë më shumë armë”. /Telegrafi/
❗️Any war ends in peace- russian Minister of Defence Shoigu.
Has he just said WAR? Ooops… watch out, Sergei, windows are everywhere, even in basements.
For a start to end the war that you started would be good to f*ckoff from the Ukrainian land!!! pic.twitter.com/5rosLXOoOJ
— Maria Drutska 🇺🇦 (@maria_drutska) March 21, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City