LAJMI I FUNDIT:

Ylli shënoi fitoren e 15-të radhazi duke mposhtur Vëllaznimin

Ylli shënoi fitoren e 15-të radhazi duke mposhtur Vëllaznimin
(Foto: basketbolli.com)

Golden Eagle Ylli nuk ndalet. Kampioni i Kosovës ka regjistruar fitoren e 15-të radhazi pas katër humbjeve që kishte në fillimi. Në një ndeshje aspak të lehtë, therandasit pas vazhdimeve kanë mundur Vëllaznimin me rezultat 79-76 (13:24, 17:14, 17:11, 19:17, 13:10), në xhiron e 19-të të Prince Caffe Superligës.

Vëllaznimi numëron shtatë fitore e 12 humbje. Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë me epërsi të dyfishtë 7:14, e më pas e ngritën epërsinë deri në 13 pikë, 11:24, kurse çereku i parë përfundoi 13:24. Në periudhën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë me vendasit që afronin rezultatit, sidoqoftë, skuadrat shkuan në pushim me shifrat 30-38.


Therandasit vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë dhe dalëngadalë shkrinë epërsinë dhe kaluan për herë të parë në avantazh 46:44, kurse rezultati pas 30 minutash në semafor ishte 47:49.

Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë interesant dhe në fund të dy skuadrat kishin mundësinë për fitore dhe ndeshja shkoi në vazhdime (66:66).

Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, por në fund Ylli u tregua pak më i vëmendshëm se kuqezinjtë dhe fitoi 79-76.

Bashir Ahmed shënoi 19 pikë për vendasit, ndërsa Henrik Sirko shtoi 16 për vendasit, kurse për mysafirët më i miri ishte Damonte Dodd me 14 pikë e 24 kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori