LAJMI I FUNDIT:

Pioli i dëshpëruar me dështimin e tretë radhazi të Milanit: Jemi duke marrë më pak se sa donim

Pioli i dëshpëruar me dështimin e tretë radhazi të Milanit: Jemi duke marrë më pak se sa donim

Milani ka barazuar në një tjetër ndeshje, teksa kësaj radhe nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë nga udhëtimi te Lecce 2-2.

Rossonerët e panë vetën në disavantazh prej dy golave 2-0 nga pjesa e parë, por në fund u rikthyen dhe e shmangën humbjen.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se kanë gabuar çdo gjë në 45 minutat e para të sfidës ndaj Lecces, por që në pjesën e dytë reaguan mirë.


“Në pjesën e parë kemi gabuar gjithçka që mund të gabohej. Pastaj kishim një reagim të mirë, mund edhe ta fitonim por padyshim që duhet të bëjmë më mirë”.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi për Milanin që nuk fiton, pasi barazuan me Romën 2-2 në kampionat dhe u eliminuan nga Kupa e Italisë ku pësuan humbje nga Torino 0-1.

“Nuk vinim nga fitore, por vinim nga rezultate ndaj Romës dhe Torinos. Gabimi te goli parë ishte i dukshëm, komplikoi ndeshjen, por kemi cilësitë për të mbajtur kontrollin e lojës siç bëmë në pjesën e dytë”.

“Në fund të pjesës së parë mund të ndryshoja disa lojtarë, zgjodha që të largoja Theon dhe Saelemaekers për të ndryshuar lojën në krahë”.

“Kur je i shqetësuar për një ndeshje të ndihmon ta përgatitësh në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë nuk i shoh lojtarët e mi të shqetësuar, por kemi gabuar qasjen në ndeshje”, tha Pioli.

Tutje trajneri italian e pranon se në pjesën e dytë të kampionatit janë duke marrë më pak pikë se sa dëshironin.

“Në pjesën e dytë të kampionatit po marrim më pak se sa dëshironim, skuadra mund të bëjë më mirë dhe të jetë më e saktë në çdo zonë të fushës, por kundërshtarët janë të fortë”.

“Duhet të mendojmë që të rikuperojmë parimet tona të lojës dhe ta bëjmë me vazhdimësi. Paraqitja ndaj Lecces duhet vlerësuar. Unë jam gjithmonë i shqetësuar, sidomos kur nuk fitojmë. Tani të japim çdo gjë për Superkupën, do të bëjmë gjithçka që të jemi të gatshëm”, deklaroi Stefano Pioli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Kosovë
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori