LAJMI I FUNDIT:

Osmani e Sveçla vizitojnë policët në pikën kufitare në Bërnjak pas heqjes së barrikadave

Osmani e Sveçla vizitojnë policët në pikën kufitare në Bërnjak pas heqjes së barrikadave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të ndërrimit të motmoteve, ka qëndruar në pikën kufitare në Bërnjak dhe ka vizituar gjithashtu edhe bazën policore në Jasenovik dhe kampin Belvedere.

Në këtë vizitë ajo është shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, derisa kanë falënderuar policët për shërbimin dhe mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe qytetarëve pa dallim.

“Në prag të ndërrimit të motmoteve, vizituam policët tanë në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin ‘Belvedere’. Së bashku me Ministrin Sveçla, i falenderuam për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit tonë e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim”.


“Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri. Po ashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kjo vizitë e të parës së shtetit në Bërnjak vjen pas largimit të barrikadave dhe rifunksionalizimit të kësaj pike kufitare dhe asaj në Jarinjë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori