Ekonomia gjermane vuan nga mungesa e fuqisë punëtore. Kritikat e krerëve të ekonomisë gjermane lidhen me procedurat administrative të komplikuara dhe qëndrimin e autoriteteve të vizave.
Për shkak të mungesës së ndjeshme të fuqisë punëtore, krerë kryesorë të ekonomisë gjermane kërkojnë lehtësimin e rregullave të migrimit.
“Ne në Gjermani kemi vështirësi të mëdha zgjerimi të ndërmarrjeve, sepse thjesht nga mungon fuqia punëtore”, është shprehur presidenti i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), Peter Adrian.
Edhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Qendrore të Zanateve Gjermane, Holger Schwannecke ka theksuar se aktualisht në degën e zanatçinjve gjermanë ka mbi 250 mijë vende të pazëna pune.
“Ne kemi nevoje me urgjencë për fuqi të kualifikuar. Dhe këtë duhet ta bëjmë përmes kualifikimit të mëtejshëm në vend dhe rekrutimit të të gjitha potencialeve të brendshme, por edhe përmes prurjes së fuqisë punëtore nga jashtë”, thekson Schwannecke.
Në këtë drejtim bëhet shumë pak.
Kreu i DIHK-së ka kritikuar pengesat që ndeshin forcat e kualifikuara nga jashtë.
“E nevojshme është një procedurë e pakomplikuar e konsullatave dhe përfaqësive jashtë. Kjo dështon në moment thjesht nga strukturat e administratës”, tha Adrian.
Edhe Schwannecke kritikon procedurat e gjata për dhënien e vizës, “konsullatat janë të mbingarkuara”. Shumë gjëra ende bëhen me dorë, dhe jo në formë digjitale dhe nuk është frytdhënëse, që ende “nuk kemi një kulturë mirëseardhjeje për fuqinë e kualifikuar punëtore”.
Adrian rrëfen një rast se si për ndërmarrjen e tij me ndihmën e Dhomës së Tregtisë së Jashtme mori një punëtor nga Maroku.
“Kjo zgjati 10 muaj. E madje më uruan të gjithë, se u bë kaq shpejt. Ka raste ku procedurat zgjasin dy ose tre vjet. Kjo nuk lidhet vetëm me procedurat që nuk janë më të kohës, por edhe në qëndrimin e autoriteteve në vend”, përfundon ai.
Shumë shpesh konceptet e shërbimit dhe orientimit për ofrimin e shërbimeve janë të panjohura. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Rritja e zhvillimit ekonomik - bëhet thirrje për bashkëpunimin e bizneseve me Qeverinë
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'