LAJMI I FUNDIT:

Joshua i kundërpërgjigjet ultimatumit të Furyt

Joshua i kundërpërgjigjet ultimatumit të Furyt

Anthony Joshua këmbëngul se ai do të nënshkruajë kontratën për të luftuar me Tyson Fury në dhjetor.

Rivalët e peshave të rënda kanë negociuar për përplasjen tash e disa javë me “Gypsy King” duke u zotuar të largohet nga marrëveshja nëse AJ nuk nënshkruan deri të hënën. Por, promovuesi i Joshuas, Eddie Hearn këmbëngul se asgjë nuk do të finalizohet sot (e hënë) pasi ka ende çështje për të zgjidhur.


Pika kryesore e pengesës është marrëveshja e transmetimit me Furyn të lidhur me BT Sport dhe Joshua me DAZN, por transmetuesit kanë planifikuar të takohen sot me ekipin e Joshuas që tashmë ka pranuar verbalisht ofertën e Furyt për një ndarje 60-40 të fitimeve.

Tyson Fury i lodhur nga Anthony Joshua, i jep atij 48 orë për të nënshkruar kontratën
Lexo po ashtu Tyson Fury i lodhur nga Anthony Joshua, i jep atij 48 orë për të nënshkruar kontratën

Dhe në një video të postuar në rrjetet sociale, Joshua tha: “Kam nënshkruar kontrata prej vitesh. Nuk është në duart e mia, është me ekipin ligjor, prandaj punësoni avokatë. Ju e dini historinë e boksit. sigurohuni që t’i keni kushtet tuaja ligjore siç duhet”.

“Kjo është arsyeja pse ju keni menaxhim të mirë dhe avokatë të mirë. Sigurisht që unë do të nënshkruaj kontratën”.

Joshua kishte shpresuar ta shtynte luftën deri një javë para Krishtlindjeve, por në fund pranoi datën e preferuar të Furyt më 3 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori