Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili po akuzohet për përfshirje në një skandal financiar, ka qenë në ministrinë që ajo drejton dhe ka raportuar për këtë çështje.
Deri në këto momente, siç ka thënë Gërvalla, nuk ka indikacione që në akuzat kundër tij ka diçka të vërtetë.
Këto deklarata kryediplomatja i ka bërë të premten në një konferencë për media.
“E kam një deklaratë të gjatë disa-faqëshe të ambasadorit Berishaj. Ai ka qenë në ministri dhe kemi biseduar gjerë e gjatë për atë që ne e konsiderojmë kampanjë të bazuar në një shkrim të një mediumi slloven që pastaj ka marrë dhenë. Kam biseduar me autoritete të shteteve të ndryshme lidhur me këtë dhe deri në këtë moment nuk ka asnjë indikacion që në akuzat e atij mediumi ka diçka të vërtetë”, ka thënë Gërvalla.
Mes tjerash, ajo ka deklaruar se një ambasador nuk pezullohet apo shkarkohet vetëm duke u bazuar në shkrimin e një mediumi.
Gjatë muajit të kaluar emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj u përmend nga mediat sllovene për përfshirje në një skandal financiar.
Ishte mediumi slloven “Planet TV”, i cili raportoi për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, i cili është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar, MB Consulting.
Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme. Këto pretendime i ka mohuar vetë ambasadori Berishaj. Madje, ai kishte paralajmëruar padi ndaj gazetarit slloven, për shpifje ndaj tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje