LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës, falënderon Kosovën pas pranimit të gazetares së parë në vendin tonë

Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës, falënderon Kosovën pas pranimit të gazetares së parë në vendin tonë

Kryetari i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko, i cili është edhe anëtar i Komitetit Drejtues të EFJEurope, ka falënderuar Kosovën, pas pranimit të gazetares së parë në vendin tonë.

Në një shkrim në Twitter, tha se Lyudmila Makey, është njëra ndër gazetarët që do të strehohen në Kosovë.

“Nga thellësia e zemrës sime, falënderoj popullin e Kosovës për mbështetjen e gazetarëve ukrainas! Lyudmila Makey e para nga 20 gazetaret që do të presë Republika e Kosovës. Gazetarët janë të rëndësishëm”, shkroi ai.


Ndërka Kurti, i cili e ka pritur në Kryeministri tha se solidariteti i shqiptarëve të Kosovës me popullin e Ukrainës dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak rus janë të padiskutueshme.

“Pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje në vendin tonë, Lyudmila Makey, gazetare nga Ukraina. Ajo është gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë, pasi është detyruar të largohet nga Ukraina pas invazionit rus”.

Kurti i uron mirëseardhje gazetares së parë nga Ukraina
Lexo po ashtu Kurti i uron mirëseardhje gazetares së parë nga Ukraina

“Falënderojmë Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Mediave (ECPMF), Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Unionin Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për bashkëpunimin në programin Gazetarët në Rezidencë (Journalists in Residence) në Kosovë”, tha Kurti.

Makey është e para në mesin e 20 gazetarëve ukrainasë që Kosova do të pres në kuadër të programit Gazetarët në Rezidencë Kosova. Ajo punon për platformën Open Democracy.

Programi i financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës mbulon kostot e jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’u mundësuar gazetarëve ukrainasë të punojnë nga distanca.

Ndryshe, duhet theksuar se përveç vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, e cila nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Kosova është shprehur e gatshme të pranojë 5,000 refugjatë ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori