LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi i Eva Longorias me fustan të zi nga koleksioni i Victoria Beckham

Shkëlqimi i Eva Longorias me fustan të zi nga koleksioni i Victoria Beckham
(Foto: Instagram/evalongoria)

Eva Longoria ka shkëlqyer në dasmën e Brooklyn Beckham dhe Nicole Peltz, e veshur me një fustan të zi të gjatë të dizajnuar nga nëna e dhëndrit, Victoria Beckham.

Aktorja, e cila është shoqe shumëvjeçare e këngëtares së shndërruar në dizajnere, zgjodhi një fustan nga koleksioni i saj për pranverë/verë 2022 për ditën e madhe.


Ylli i serialit “Desperate Housewives” ka ndarë me 8.5 milionë ndjekësit në Instagram, fotografi nga dukja e saj.

“E fiksuar me fustanin nga mbrëmë”, ishte përshkrimi i fotografive të shpërndara në rrjetin social.

Eva Longoria zbuloi sekretin e pamjes së bukur në dekadën e saj të pestë
Lexo po ashtu Eva Longoria zbuloi sekretin e pamjes së bukur në dekadën e saj të pestë

Longoria e kombinoi veshjen me grim elegant dhe të paktë duke zgjedhur rimelin e errët dhe buzët ngjyrë lëkure.

Djali i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn dhe partnerja e tij, Nicola, u martuan fundjavën që lamë pas në pronën familjare në Palm Beach. /Telegrafi/