LAJMI I FUNDIT:

Owen: PSG ishin skuadër më e mirë pa Messin, tani janë një ekip më i dobët

Owen: PSG ishin skuadër më e mirë pa Messin, tani janë një ekip më i dobët

Legjenda angleze, Michael Owen ka pohuar se Paris Saint-Germain tani është një ekip më i dobët pasi nënshkroi me sulmuesin argjentinas, Lionel Messin.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë bëri fillimin e tij të parë për PSG-në në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma në barazimin e tyre 1-1 me Club Brugge.


Messi u rreshtua përkrah Kylian Mbappes dhe Neymarit në sulm, por asnjëri nga treshja e sulmuesve nuk arriti të ketë ndikim.

PSG nuk fiton ndaj Brugge në debutimin e Messit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu PSG nuk fiton ndaj Brugge në debutimin e Messit në Ligën e Kampionëve

Owen ka thënë ai nuk është i bindur që PSG është favorit për ta fituar garën pavarësisht fuqisë së tyre në sulm.

“Sa më shumë që ne u përlotëm mbi ta, ky ekip i PSG-së me ata sulmues, ata janë të gjithë lojtarë fenomenalë në të drejtën e tyre”, ka thënë fillimisht Owen për BT Sport.

“Por, të tretë së bashku e bëjnë atë më të dobët për mua dhe nuk e kuptoj pse ata janë një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve”.

Pochettino flet për treshen e sulmit dhe paraqitjen e PSG-së në barazimin ndaj Club Brugge
Lexo po ashtu Pochettino flet për treshen e sulmit dhe paraqitjen e PSG-së në barazimin ndaj Club Brugge

“Unë mendoj se ekipet angleze (Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United) janë larg, shumë më superior”.

Messi nuk është emri i vetëm i madh që mbërriti në Paris këtë verë, pasi ata nënshkruan edhe me Gianluigi Donnarumma, Sergio Ramos, Gini Wijnaldum dhe Achraf Hakimi.

“Unë pothuajse ndihem sikur nënshkrimi i lojtarëve si Donnarumma dhe Sergio Ramos u jep atyre më shumë shanse për ta fituar atë (Ligën e Kampionëve) sesa nënshkrimin e dikujt si Messi”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori