Vlerësimet për futbollistët nga gjitha shtetet evropiane: Zymer Bytyqi më i miri nga Kosova, në një listë me emra si De Bruyne, Fernandes e Kimmich
Zymer Bytyqi është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion në elitën e futbollit turk.
Sulmuesi nga Kosova në janar u bashkua me skuadrën e madhe turke Konyaspor pas shkëlqimit me Vikingun në Superligën e Norvegjisë.
Përshtatja me futbollin turk ka qenë më e lehtë se që është pritur, pasi ylli i ri nga Kosova ka shkëlqyer, ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.
Bytyqi është lojtari kryesor i Konyas që nga ardhja e tij në janar, derisa në qershor pritet të grumbullohet nga Përfaqësuesja e Kosovës që ka fituar garën me Kombëtaren e Shqipërisë dhe atë të Norvegjisë ku të dyja e kërkonin.
Falë formës së mrekullueshme që po kalon, Bytyqi po zë shpesh herë vend në formacion të javës në Turqi, derisa tani është vlerësuar edhe nga webi që merret me notat dhe statistikat e lojtarëve Sofa Score.
Ky web ka publikuar emrat e 54 futbollistëve nga shtetet evropiane dhe notat që ata kanë marrë deri më tani në paraqitjet me klubet e tyre.
Nga qindra futbollistë me shtetësi kosovare që luajnë në Evropë, lojtari me notën më të lartë është vlerësuar Zymer Bytyqi i Konyaspor.
Sulmuesi anësor ka notën mesatare 7,22 që do të thotë është më e larta nga gjithë futbollistët kosovarë.
Ky vlerësim nga Sofa Score tregon më së miri se për çfarë futbollisti po bëhet fjalë, ku Përfaqësuesja e Kosovës vërtetë ka fituar një lojtar fantastik për të ardhmen e saj.
Ndërkohë nga Shqipëria futbollisti më i vlerësuar është Eduart Rroca që luan në Ligën e Parë të Turqisë me Istanbulspor.
Në këtë listë të vlerësimeve nga Sofa Score ka emra të mëdhenj të futbollit evropian.
Aty gjendet gjeniu i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne si belgu me notën më të lartë, derisa janë edhe emra tjerë të mëdhenj si Henrikh Mkhitaryan, Bruno Fernandes, Hakan Calhanoglu, Joshua Kimmich apo Jack Grealish. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'