LAJMI I FUNDIT:

Milani ka gjetur zëvendësuesin e Donnarummas

Milani ka gjetur zëvendësuesin e Donnarummas

Milani duket se do të heq dorë nga Gianluigi Donnarumma.

Skuadra italiane ka kohë që është në bisedime me portierin për të rinovuar kontratën, mirëpo qëllimi i tij siç duket është që të largohet nga San Siro.


Sipas asaj që raporton Calciomercato, Rossonerët duan ta transferojnë portierin e Lilles, Mike Maignan, për të zëvendësuar Donnarumman.

Mediumi italian bën të ditur se Milani tashmë ka arritur marrëveshje personale me 25-vjeçare për të kaluar në radhët e tyre.

E vetmja gjë që duhet të bëjë klubi italian është që të bind edhe Lillen që të shesë Maignanan.

Donnarumma raportohet se mund të kalojë në radhët e Manchester United, pasi David de Gea nuk është më opsioni numër një i tyre dhe Dean Henderson nuk ka formë të qëndrueshme. /Telegrafi/