Zyrtarë të Autoritetit të Konkurrencës në një konferencë për media kanë prezantuar raportin për laboratorët privatë të licencuar për të kryer teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19.
Valon Prestreshi nga Autoriteti i Konkurrencës ka thënë se çmimi nëpër laboratorët privat të licencuara për testet serologjike mund të variojë nga 15 deri në 35 euro, ndërsa për testet molekulare (PCR) nga 65 deri në 80 euro.
“Po analizohen të dhënat në aspektin e çmimit dhe të shërbimit, importit të këtyre materialeve. Ju njoftojmë se çmimet e shërbimit të analizave për testet serologjike dhe molekulare janë në nivel të konkurrencshmërisë. Të ndryshme në qytete dhe regjione, varësisht nga çmimi i furnizimit të materialit medicinal për testim. E potencoj faktin që sipas analizave të deritashme, çmimet të shërbimeve molekulare dhe serologjike janë në nivel të konkurrencshmërisë, të ndryshme në qytetë dhe në regjion dhe qytetari i Republikës së Kosovës është i informuar për çmimin dhe ka mundësi që qytetari të bëj përzgjedhjen sipas preferencave apo sipas buxhetit të tyre. Çmimet serologjike janë nga 15-35 euro dhe molekulare nga 65-80 euro. Në një ekonomi të tregut caktimi i çmimit nga ndërmarrjet bazohet në kualitetin e shërbimit, në importin apo koston e importit që e kanë të produkteve dhe në këtë bazë edhe në planin e biznesit të tyre. Nuk kemi ndonjë rregullatorë të posaçëm që përcakton çmimin në këtë shërbim. I mundësohet qytetarit të bëj përzgjedhjen sipas buxhetit të tij familjar. Një shërbim 15 euro, logjika në një ekonomi të tregut thotë kështu: i 15 eurove është kualiteti pak më i mirë ndërsa 35 euro është më i mirë. Varësisht nga materiali që e kanë… ”, ka thënë ai.
Prestreshi po ashtu tregoi se për momentin nga Ministria e Shëndetësisë janë licencuar 90 laboratorë private, ndër to siç bëri të ditur ai disa janë duke funksionuar me teste serologjike ndërsa vetëm dy laboratorë kryejnë teste molekulare.
“Testet serologjike dhe molekulare mund të kryhen nga laboratorët privatë të licencuara. Sot autoriteti është njoftuar se janë 90 laboratorë të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, dhe janë marr të gjitha të dhënët përkatëse për këto laboratorë. Sipas të dhënave në treg disa laboratorë kanë filluar punën e tyre e disa jo. Shumica e tyre kanë filluar teste serologjike dhe vetëm dy janë duke kryer testin molekular – PCR”, tha ndër të tjera ai.
Prestreshi nga Autoriteti i Konkurrencës po ashtu ftoj qytetarët dhe mediat se nëse shohin ndonjë parregullsi nëpër këto laboratorë të raportojnë tek ky institucion.
“Ftoj qytetarët apo mediat, që të raportojnë tek autoriteti i konkurrencës çdo parregullsi që mund të ndodh tek këto laboratorë edhe sa i përket çmimeve të testeve. Jemi duke monitoruar së afërmi këtë proces”, ka thënë ndër të tjera ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje