LAJMI I FUNDIT:

Qendra Korrektuese Dubravë, ndalon vizitën për të burgosurit, tashmë komunikimi vetëm me ‘Skype’

Qendra Korrektuese Dubravë, ndalon vizitën për të burgosurit, tashmë komunikimi vetëm me ‘Skype’

Për shkak të gjendjes pandemike, Qendra Korrektuese Dubravë, ka marrë masat e nevojshme për t’u kujdesur që mos të përhapet coronavirusi.

Siç bënë të ditur kjo qendër, të gjithë familjarët më nuk mund t’i vizitojnë të afërmit e tyre në Dubraëvë, por përmes rrjetit social “Skyp”.

“Qendra Korrektuese Dubravë: Për shkak të situatës së krijuar në vend nga shpallja e pandemisë Covid 19, të burgosurit po vazhdojnë komunikimin me familjarët e tyre përmes komunikimit virtual, “Skype” Kujdes po, panik jo”, thuhet në njoftimin e tyr në Facebook.


Ndërkaq, sot gjatë një konference, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e coronavirusit në vendin tonë.

“Konferenca në një ambient të mbyllur u erdhi fundi, së shpejti do duhet t’i përfundojmë edhe këto në ambient të hapur dhe të komunikojmë vetëm përmes internetit dhe telefonit, sepse çfarëdo grumbullimi paraqet rrezik më të madh. Ta frenojmë përhapjen e virusit, shpresojmë që gjendja mos të na paraqitet e rëndë në ditët e javët në vijim. Ne jemi vetëm në fazën e parë, duhet të vetëdijesohemi të gjithë se kujdesi nuk u takon vetëm punonjësve të shëndetit publik. Me mbrëmë i kemi mbyllur parqet, kemi marrë vendim që nga 8:00 deri 20:00 të jenë të ndaluara për qëndrim dhe lëvizje brenda. Kemi ndaluar edhe mundësinë për të marrë pijet”, tha ai Kurit duke shtuar se të rinjtë mund të jenë bartës të sëmundjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori