LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti humbi kontrollin derisa po garonte në një rrugë të ngushtë, shpëtoi edhe pse iu rrotullua vetura disa herë

Adoleshenti humbi kontrollin derisa po garonte në një rrugë të ngushtë, shpëtoi edhe pse iu rrotullua vetura disa herë

Siguria që ofron Lexus RX, ka bërë që shoferi të shpëtoi me disa lëndime, derisa vetura iu dëmtua rëndë

Ngjanë si shumica e garave ilegale me makina, që zhvillohen nëpër rrugë të hapur, ku një prej veturave mund të pësojë me fatalitet, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ky rast është edhe më i fuqishëm, sepse gara zhvillohet në një rrugë shumë të ngushtë të Floridës së Shteteve të Bashkuara, ku po garonin dy adoleshent.


Kur njërit prej tyre i doli përpara kutia postare para një shtëpi dhe u përpjek ta shmangte, humbi kontrollin mbi timon. Për pasojë ai u rrotullua disa herë, me veturën që përfundoi me kulm teposhtë.

Atë e kanë nxjerrë njësitet për shpëtim dhe e dërguan në spital, ku po trajtohet për brinjë të thyer, ndërsa së shpejti pritet të lirohet në shtëpi.

Shumica e garave rrugore, bëhen me super-makina, apo makina me përformancë të lartë, ndërsa kjo u zhvillua me një Lexus RX, që më shumë është i njohur për luksin e lartë se sa për përformancë.

Megjithatë, niveli i lartë i sigurisë që ndodhet në këtë veturë, ka bërë që adoleshenti të mos pësonte shumë edhe pse vetura u shtyp fuqishëm. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Mercedes pranon: Mund të kemi humbur një pjesë të klientëve të AMG C63

Mercedes pranon: Mund të kemi humbur një pjesë të klientëve të AMG C63

Të posedosh makinë në vendin më të ftohtë në planet ku temperaturat shkojnë minus 70 gradë, si banorët në Yakutia arrijnë të shmangin ngrirjen e automjeteve

Të posedosh makinë në vendin më të ftohtë në planet ku temperaturat shkojnë minus 70 gradë, si banorët në Yakutia arrijnë të shmangin ngrirjen e automjeteve

Hyundai do ta merr këtë sistem shumë shpejt

Hyundai do ta merr këtë sistem shumë shpejt

Auto
Largohet nga puna shoferi turk: Luante “Candy Crush” gjatë vozitjes së autobusit (Video)

Largohet nga puna shoferi turk: Luante “Candy Crush” gjatë vozitjes së autobusit (Video)

Shfaqen pjesë të hiper-makinës greke që do t’i ketë 3,000 kuaj fuqi

Shfaqen pjesë të hiper-makinës greke që do t’i ketë 3,000 kuaj fuqi

Modelet e Reja
Këto janë mënyrat përmes të cilave prodhuesit po përpiqen të parandalojnë vdekjen e fëmijëve të “harruar brenda makinës”, në temperatura ekstreme

Këto janë mënyrat përmes të cilave prodhuesit po përpiqen të parandalojnë vdekjen e fëmijëve të “harruar brenda makinës”, në temperatura ekstreme

Auto
Kalo në kategori