LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen imazhet e personit që mori pjesë në vrasjen e 28 mijë hebrenjve

Zbulohen imazhet e personit që mori pjesë në vrasjen e 28 mijë hebrenjve

Historianët gjermanë kanë publikuar një fotografi të paparë më herët të kampit nazist të vdekjes Sobibor, përfshirë edhe ato për të cilat besohet se janë fotografitë e John Demjanjuk, i cili në vitin 2011 u dënua për rolin e tij në vrasjen e rreth 28 mijë personave.

Demjanjuk, ka lindur në Ukrainë, dhe ishte në krye të listës së nazistëve më të kërkuar për krime në qendrën “Simon Wiesenthal”. Ai ishte deportuar në Gjermani nga SHBA-të në vitin 2009, ku e kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës si mjeshtër i veturave, me qëllim që të ballafaqohet me drejtësinë, transmeton Telegrafi.


Fotografitë që historiani Martin Kupers i përshkroi si “Holokaust në Poloninë e okupuar”, i përkisnin Johan Najman, zëvendëskomandantit të atëhershëm të Sobiborit.

Nga marsi i viti 1942 deri në dhjetor të vitit 1943, rreth 1,8 milionë hebrenj janë vrarë në kuadër të operacionit “Rajnhard”, kryesisht nëpër kampet Belzec, Sobibor dhe Treblinki.

Kanë mbetur disa fotografi të Sobiborit që ofrojnë pamje nga mënyra se si ka funksionuar kampi. Në fotografi shihet Najman duke kalëruar pranë rampës ku mbërrinin trenat për deportim.

“Në fotografi tjera shihen “travnikisit”, ata që punon në kampe si rojtarë, por që nuk ishin gjermanë, kurse në dy tjera shihet Demjanjuk që kishte mbërritur në Sobibor në mars të vitit 1943”, ka deklaruar Kupers.

Demjanjuk është shpallur fajtor për pjesëmarrje në vrasjen e të paktën 28 mijë hebrenjve, edhe pse ka mohuar se ishte gjendur atje. Demjanjuk ka ndërruar jetë në vitin 2012, por ky gjykim i ka hapur rrugë Gjermanisë për gjykime tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori