Cfarë është Fam Trip?
Fam Trip është një shkurtesë për “Familarization Trip”, dhe është një udhëtim i mundësuar ekskluzivisht për konsulentë të zgjedhur të udhëtimeve.
Këta konsulentë apo agjensione kanë mundësi të ftojnë mysafirë të ndryshëm në udhëtimet e tyre, ku zakonisht zgjedhen persona specifikë nga mediat ose fusha tjera, të ngjashme si “Marketing & PR”.
Fam Trip-et më ikonike nga konsulentë të udhëtimeve në vendin tonë deri tani janë bërë në disa prej vendeve më ekzotike në botë. Duke filluar qysh para katër viteve, deri tani janë organizuar udhëtime në këto vende:
2019 – Tajlandë
2018 – Zanzibar
2017 – Mauritius
2016 – Sri Lanka
2015 – Maldives
Destinacioni i këtij viti ka qenë Tajlanda, ku pas 10 ditëve të magjishme në këtë vend, sot me daten 31 tetor përfundoi edhe Fam Tripi i vitit 2019.
I organizuar në mënyrë fantastike deri në detajet më të vogla nga agjensioni i mirënjohur turistik As Travel Club, ne po ju ndajmë disa nga vendet më të bukura që janë vizituar në Tajlandë gjatë këtij Fam Tripi.
Wat Pho
Wat Po, është një kompleks i tempujve Budist në Qarkun Phra Nakhon, Bangkok, Tajlandë. Wat Po është një nga komplekset më të mëdha të llojit të tij dhe shquhet për ikonën gjigante të Budës deri në 46 metra, të mbuluar me fletë prej ari.
Krabi
Krabi gjendet në bregdetin perëndimor të Tajlandës jugore, është një provincë e karakterizuar nga shkëmbinj të thepisur, shkëmbinj gëlqeror, pyje të dendura dhe më shumë se njëqind ishuj në det të hapur. Shumica e ishujve mund të arrihen vetëm me anije, dhe padyshim se vizita në këtë vend ja vlen plotësisht. Bukuritë natyrore të këtij vendi arrijnë të mahnisin secilin vizitor.
Khao Lak
Nga ishujt e virgjër tropikalë deri te pyjet e dendura dhe plazhet e pafund, Khao Lak është një prej vendeve më unike që është vizituar gjatë Fam Trip-it 2019. Khao Lak ndryshe njihet edhe si një mrekulli natyrore.
Ishujt Phi Phi
Ishujt Phi Phi janë një grup ishujsh në Tajlandë, midis ishullit të madh të Phuket dhe ngushticave të Malacca të bregdetit të Tajlandës. Phi Phi është një prej vendeve më të famshme për turistë në Tajlandë. Nëse e vizitoni do ta kuptoni se ky vend është thjeshtë dashuri në shikim të parë.
Ky vend thjeshtë fiton zemrën e secilit, dhe kujtimet që do t’i krijoni aty, do të mbeten përgjithmonë si kujtimet më të ëmbla në zemrën tuaj. Eksperienca e pjesëmarrësve në këtë udhëtim ka qenë diçka jashtëzakonisht unike dhe gjithçka falë organizimit të përkryer nga As Travel Club.
Mësoni më shumë rreth Fam Trip-it 2019 në faqen zyrtare të agjensionit As Travel Club ose rezervoni udhëtimin tuaj në vendin e ëndrrave duke kontaktuar 045 245 888.
Artikull i sponsoruar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtatë strategji që do t’ju qartësojnë idetë për paratë gjatë vitit 2024
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Katër kristale që sjellin fat dhe energji të mirë në takimet e dashurisë
Rruga e Jetës numër 5: Kuptimi numerologjik, personaliteti ...
Përse na dridhen këmbët pas seksit të mirë: Mjekja ka zbuluar të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'