LAJMI I FUNDIT:

Prezantohen rezultate e projektit “Parandalimi i dhunës në shkolla”

Prezantohen rezultate e projektit “Parandalimi i dhunës në shkolla”
Foto: Ilustrim

Sot mbahet konferenca “Ekipet e ndërmjetësimit në funksion të parandalimin të dhunës në shkolla” që organizohet nga Qendra e Kosovës për Arsim (KEC) dhe forumZFD me mbështetjen e  UNICEF dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Konferenca mbahet nga ora 09.30.


Qëllimi i kësaj konference është prezantimi i rezultateve të projektit “Parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve” dhe rekomandimeve për hapat e mëtutjeshëm në këtë sektor.

Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe forumZFD me përkrahjen e Zyrës së UNICEF në Kosovë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT, përgjatë dy viteve kanë zbatuar projektin “Parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve”.

Qëllimi i projektit ka qenë përkrahja e shkollave dhe komunave për të zbatuar Rregulloren QRK 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar, përmes fuqizimit të kapaciteteve të shkollave dhe ngritjes së vetëdijes për ta trajtuar në mënyrën e duhur problemin e dhunës.  Projekti ka mbështetur 70 shkolla për krijimin e Ekipeve të ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarëve.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori