Kur bëhet fjalë për gjërat që i bëjnë shpesh meshkujt dhe të cilat e irritojnë gjininë e bukur, kjo listë është vërtet shumë e gjatë. Mirëpo, jua sjellim vetëm gjashtë shprehi të këqija të cilat i frustrojnë shumë femrat.
Prekja e pjesës intime, gogësima dhe lëshimi i gazrave në publik
Kur mashkulli në publik, ndoshta edhe në mënyrë të pavetëdijshme, prek pjesën intime të trupit të tij, kjo femrave u duket e turpshme. Në një moment të tillë ato dëshirojnë që toka të hapet dhe t’i gëlltisë brenda. Lëshimi i gazrave dhe gogësima janë, po ashtu, në këtë kategori.
Nevrikosja dhe zemërimi në komunikacion
Meshkujt shumë shpesh e humbin kontrollin dhe nevrikosen gjatë vozitjes. Kjo ndodh sidomos kur në këtë bisedë përfshihet edhe femra. Meshkujt, po ashtu, kanë paragjykime se pas timonit të automjetit që u pengon gjendet një femër, transmeton Telegrafi.
Egoja mashkullore
Meshkujt mendojnë se ilaçi për egon e tyre është që të kenë një motor dhe me shpejtësi të madhe të kalojnë nëpër turmë. Ata nganjëherë pëlqejnë të përulin femrat, ndërsa irrituese është edhe kur gjatë shprehjes shfrytëzojnë fjalë të gabuara.
Sjellja vulgare ndaj femrave
Fjalët vulgare nuk janë mënyra me të cilën mashkulli mund ta përvetësojë një femër. Ata, fjalë të tilla nuk duhet të thonë as në situata të tjera. Kjo thjeshtë nuk u pëlqen femrave.
Sjellja e papjekur dhe pakujdesia
Të shpeshta janë skenat kur femrat bisedojnë dhe zihen me partnerët e tyre, ndërsa gjatë kësaj, ata as që janë të vetëdijshëm se për çfarë është fjala, ashtu që me kalimin e kohës nuk e kanë idenë se për çfarë po bëhet kjo bisedë. Meshkujt nganjëherë nuk e kuptojnë thelbin e problemit, ndërsa kjo i irriton femrat.
Egoizmi
Femrave nuk u pëlqen kur meshkujt konsiderojnë se janë qendra e botës. Është koha që ta kuptojnë se nuk janë. Ndërsa nëse edhe femrat mendojnë se janë qendra e botës, atëherë edhe ato bëjnë gabim. Është e domosdoshme që të dyja palët të kuptojnë se jeta nuk është vetëm ajo që ata dëshirojnë, por se jeta sjell gjëra që u pëlqejnë, por edhe ato që nuk u pëlqejnë nuk janë të rralla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!
Si të bëhemi simpatik?
Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak