Në stërvitjen e parë ishin një numër i madh i lojtarëve, kurse gazeta Arena mëson se klubi nuk do të llogaritë më në shërbimet e Shpëtim Fetahut, Fatmir Tolajt dhe Samir Hasanit.

Në stërvitje mungoi edhe Labinot Jetullahu, i cili pritet të gjejë klub të ri. Ndërkohë, në përgatitjen e parë ishin të pranishëm dy përforcimet e ardhura nga Trepça, Gëzim Syla e Argjent Mustafa.


Edicionin e kaluar, 89-shi e mbylli në pozitën e dytë, falë paraqitjeve të mira në pranverë, të cilat erdhën nën drejtimin e Farhredin Durakut. /Arena/Telegrafi/ 

telegrafi sport app