LAJMI I FUNDIT:

89-shi mposht Prishtinën, skandal në Merdare

89-shi mposht Prishtinën, skandal në Merdare

Trepça ’89 ka njoftuar Prishtinën me humbjen e parë këtë edicion.

Skuadra mitrovicase e cila është duke i befasuar të gjithë me lojërat e treguara ka shënuar fitore si mysafirë me rezultat të pastër 2-0.


Ka qenë sulmuesi afrikan, John John që ka shënuar golin e parë në minutën e 11-të të ndeshjes.

Edhe pse vendasit tentuan të barazonin rezultatin një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ishte minuta e 72-të, kur John John arriti të shënoi edhe një gol për 2-0 dhe fitoren e madhe të skuadrës së tij Trepça ’89 e cila tani ndodhet në pozitën e parë e vetmuar.

Ndërkohë në Merdarde ka ndodhur një skandal nga tifozët vendas të cilët e kanë goditur gjyqtarin anësorë Erduan Baliqi ndërsa kryesori e ndërpreu ndeshjen në minutën e 65-të.

Në momentin e ndërprerjes së ndeshjes, Feronikeli ishte duke e mposhtur Llapin me rezultat 3-0 falë golave nga Mendurim Hoti dhe dy të tjerë nga Blerand Kurtishaj.

Dy ndeshjet tjera, Drita – Ferizaj dhe Trepça – Drenica kanë përfunduar pa fitues. /Telegrafi/