LAJMI I FUNDIT:

80 mijë biznese në Evropë do të pranojnë pagesa me kriptovaluta

80 mijë biznese në Evropë do të pranojnë pagesa me kriptovaluta

Shërbimi për pagesa me kriptovaluta Coingate me bazë në Vilnius të Lituanisë, është duke u bashkuar me Prestashop me bazë në Paris, për të gjetur një zgjidhje të tregtisë online me kod të hapur. Kombinimi do të thotë më shumë zgjedhje për entuziastët e kriptovalutave.

Shefi i Coingate, Dmitrijus Borisenka, shpjegoi se “Nxitja në mesin e njerëzve përtej adoptuesve të hershëm të teknologjisë është një nga prioritetet më të mëdha për ne. Prestashop ka një bazë ideale të dyqaneve të vogla dhe të mesme që mund të përdorin kriptovaluta jo vetëm si një metodë inovative dhe gjithnjë e më popullore e pagesës, e cila është shumë më e lirë se pagesat tradicionale e kartelave, por edhe përfitimet promovuese që mbart Bitcoin”.


Partneriteti ndërmjet dy kompanive pritet të arrijë deri në 80 mijë tregtarë apo biznese.

“Ka një grup të të njerëzve që zotërojnë të gjitha llojet e kriptovalutave dhe po kërkojnë mënyra për t’i shpenzuar ato, por hendeku midis klientëve dhe tregtarëve në këtë sferë është ende i madh. Prandaj, është e rëndësishme që të edukohen dhe inkurajohen bizneset për të adoptuar një qëndrim për të kapërcyer konceptet e gabuara mbizotëruese që rrethojnë kriptovalutat”, vazhdoi Borisenka.

Të dyja kompanitë kanë përvojë në sektorët e pagesave dhe të kriptovalutave. Coingate ka 1,500 llogari në të gjithë botën, 50 mijë përdorues dhe të ardhura mujore rreth 10 milionë euro. Prestashop ka qenë funksionale nga viti 2007 dhe ka evoluar në një platformë me kod të hapur me më shumë se një çerek milion dyqane online në gati dyqind vende të botës.