LAJMI I FUNDIT:

“7 Ditë me Panxhën” këtë javë vjen me …

“7 Ditë me Panxhën” këtë javë vjen me …

“7 Ditë me Panxhën” kësaj jave vjen me dy tema mjaft interesante. Njëra pjesë i dedikohet zhvillimit të industrisë së metalit e pjesa tjetër është një shtjellim për rolin e përmbaruesve privatë.

Emisionin e fillojmë me intervistën në studio me Astrit Rexhaj, Drejtor Ekzekutiv KIMERK, me të cilin është bashkëbiseduar për zhvillimin e industrisë së metalit në Kosovë. E me rubrikën Made in Kosova, sjellim storien e suksesit të LINE GROUP, e cila merret prodhimin e dyerve dhe dritareve e fasadave, dhe jo vetëm.


“7 Ditë me Panxhën” pastaj vazhdon me një storie të përgatitur për përmbaruesit privatë. Përmes saj do ta kuptoni cili është roli i tyre. Ndërsa për të biseduar për aspektin ligjor të përmbarimit privat e ftuar në studio është Miranda Haxhiu – Avokate në Shoqërinë e Avokatëve “Sejdiu Qerkini”.

Për këto, e për shumë të tjera, ju ftojmë ta ndiqni episodin e radhës të “7 Ditë me Panxhën”, sonte prej orës 20:45 në Klan Kosova.