LAJMI I FUNDIT:

Miliona turq dalin në krah të kundërshtarit të Erdogan (Video)

Miliona turq dalin në krah të kundërshtarit të Erdogan (Video)

Sipas Policisë së Stambollit të shtunën në Mitingun përmbyllës të Partisë Republikane Turke, Partia e Ataturkut qe ka kandidat për President në zgjedhjet e nesërme parlamentare dhe presidenciale Muharrem Ince, kanë marrë pjesë miliona banorë të cilët mbështesin fuqishëm kundërshtarin e Presidentit Erdogan.

Ky është mitingu me i madh i zhvilluar ndonjëherë në Turqi dhe ishte shenjë e qartë e Zgjimit Turk.


Fushata pro opozitës turke është quajtur cunami turk pasi vetëm në tre ditët e fundit në Izmir, Ankara dhe Stamboll kanë marrë pjesë afërsisht 12 milion turq që mbështesin partitë opozitare turke, përcjell syri.net

Afërsisht 20% e votuesve kanë marrë pjesë në mitingjet opozitare gjatë tre ditëve të fundit në tre qytetet më të mëdha në Turqi.

Zgjimi Turk vjen pas 16 vjetësh të drejtimit të Turqisë nga Erdogan pavarësisht kapjes se të gjithë institucioneve dhe si në pranverën arabe, turqit janë organizuar në mediet sociale duke qenë se të gjitha mediet shtetërore dhe private janë nën diktatin e qeverisë aktuale.

Ndërgjegjja qytetare dhe ringjallja e Turqisë së Ataturkut ka rritur shumë edhe aktivizimin civil përtej partive politike turke duke e bërë këtë një lëvizje kundër establishmentit.

Nesër me 24 qershor, 60 milionë turq do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri dhe presidentin dhe në garë përveç Presidentit aktual Erdogan janë edhe tre kandidatë të tjerë për presidentë të cilët për herë të parë pas 16 vjetësh kanë krijuar një front të bashkuar opozitar.

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori