Rreth 2.5 milionë gjermanë janë të papunë – në të njëjtën kohë mungojnë gati 2 milionë forca pune të kualifikuara. Çfarë do të thotë ky paradoks e ku vërehet mungesa kryesore e fuqisë punëtore?
Pasojat e pandemisë COVID-19 duken se janë tejkaluar nga ana ekonomike edhe ndaj luftës në Ukrainë dhe kostove që ka sjellë ajo duket se ekonomia gjermane është përshtatur. Kriza bankare në SHBA dhe Zvicër nuk e rëndon ekonomikë gjermane.
Një recesion i thellë, si ai i shumëpërfoluri nuk pati dhe tregu i punës mbeti i stabilizuar. Por këtë javë që kaloi dy studime vunë gishtin në plagën e ekonomisë gjermane: mungesa e fuqisë punëtore në Gjermani.
Instituti gjerman i Ekonomisë (IW) në Raportin për Fuqinë Punëtore ka përcaktuar se boshllëku i fuqisë punëtore të kualifikuar është zvogëluar disi, por ai mbetet “në nivel të lartë”. Kurse Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë (DIHK) arrin në përfundimin se “ngushticat e fuqisë punëtore po shtohen”.
Mungesë e ndjeshme në shumë fusha
Eksperti i tregut të punës, Stefan Hardege nga DIHK thekson se problemi i fuqisë punëtore nuk prek vetëm disa degë specifike.
“Ky është një problem ndërkohë që ekziston përtej degëve të caktuara. Këtu janë të prekur shumë sektorë të ndryshëm”, thotë Hardege.
Ata që kërkohen janë punonjës të transportit të shinave, makinistë dhe punëtorë që komandojnë dhe vëzhgojnë transportin e shinave.
Sabine Köhne-Finster, që ka punuar për studimin e IW-së thotë se shumë i prekur është edhe sektori social: mungojnë pedagogë socialë, punonjësit socialë, edukatorët.
“Më së shumti kjo mungesë ndjehet në kujdesin shëndetësor për të moshuarit dhe kujdestarët në spitale”, sipas Köhne-Finster.
Në sektorë të tjerë si në profesionet elektronike dhe ato të përpunimit të metalit vihet re mungesa jo vetëm tek punëtorët e kualifikuar, por edhe “te ekspertët, njerëzit me arsim të lartë, aty mungojnë shumica e ekspertëve dhe gjendja po keqësohet”.
Paradoksi i vazhdueshëm
Hardege ka përmendur prej kohësh një paradoks: nëse shikon numrin e të papunëve në Gjermani, rreth 2,5 milionë të papunë dhe shikon numrin e vendeve të pazëna, shtrohet pyetja pse ky paradoks”.
Ai vëren se “shpesh shohim, se kualifikimi i të papunëve në shumë raste nuk përshtatet me kualifikimet që kërkojnë sipërmarrjet”.
Jo rrallë dëgjohet akuza, se të papunët nuk janë të kualifikuar sa duhet, se janë shumë të rehatuar dhe se të rinjtë nuk duan të punojnë më 8 orë në ditë.
Vërtet punonjësit sot janë në një situatë më të mirë se kurrë më parë dhe mund të kërkojnë kushte më të mira pune dhe rroga më të larta. Por ata nuk janë aspak shkaku për mungesën e fuqisë punëtore.
“Nuk kam asnjë të dhënë, se ky problem është i përgjithshëm”, thotë Hardege.
Kurse ekspertja Köhne-Finster nga ana e saj kërkon më shumë fleksibilitet.
“Duhet parë me vëmendje: si kanë ndryshuar profesionet? Ka profesione të tjera të përafërta? A mundem që përmes një shkollimi tjetër dhe ndërrimit të profesionit të ndihmojë për të zvogëluar mungesën e fuqisë punëtore?”, thekson ajo.
Ekspertja i vlerëson në përgjithësi “përpjekjet e politikës për të mundësuar imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar”. Por sipas saj duhet të “forcohet orientimi profesional në shkolla, universitete dhe shkollat profesionale”.
Hardege nga DIHK nxjerr në pah një aspekt tjetër. Sigurisht që nevojiten shumë ide, thotë ai dhe është detyra e kompanive të gjejnë zgjidhje kreative. Të përpiqen të jenë më atraktivë, të bëjnë oferta të mira për të harmonizuar jetën e familjes me profesionin, apo të mundësojnë punën nga shtëpia. Megjitthatë pa kornizën e duhur të kushteve nuk do të lëvizin shumë gjëra, thotë Hardege.
“E në këtë drejtim rëndësi kanë kushtet që krijon politika”, thekson Hardege.
Lehtësimi i imigrimit të punës
Më 29 mars qeveria gjermane miratoi projektligjin për të riorganizuar ardhjen e fuqisë punëtore në Gjermani dhe lehtësimin e ardhjes së punëtorëve të kualifikuar. Ai vlerëson këtë hap.
“Kjo është gjë e mirë dhe e rëndësishme. Qeveria gjermane e ka marrë në dorë këtë ligj që në shumë sektorë shkon në drejtimin e duhur”, vlerëson ai.
Por sipas ekspertëve “zbatimi i tij do të jetë shumë i rëndësishëm”.
Sipas Hardege rregulloret e reja duhet të “funksionojnë shpejt dhe mirë” dhe të krijohen strukturat e duhura. Megjithatë ardhja e fuqisë punëtore nuk mund ta zgjidhë vetëm problemin.
“Ne duhet të shohim si t’i shfrytëzojmë më mirë potencialet brenda vendit, kujtoj këtu punësimin e grave apo punësimin edhe atyre që kanë moshë të caktuar”, përfundon Hedege.
Ekspertët mendojnë, se duhen shfrytëzuar të dyja opcionet: fuqi punëtore e kualifikuar nga jashtë dhe të mos harrohen të kualifikohen punëtorët brenda Gjermanisë. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Elegancë dhe bukuri e papërshkrueshme në secilën stoli me diamant të Altinbas

Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?