LAJMI I FUNDIT:

50 agjentët sportivë më të pasur për vitin 2018

50 agjentët sportivë më të pasur për vitin 2018

Cilët janë agjentët sportivë më të pasur për vitin 2018? Në botën e futbollit, Jorge Mendes rimerr kreun e klasifikimit, por gjithsesi mbetet pas agjentit të bejsbollit Scott Boras.

Revista “Forbes” ka përpiluar klasifikimin e përvitshëm të agjentëve më të pasur sportiv. Në krye të klasifikimit sipas tyre është Scott Boras, agjent sportiv amerikan i disa lojtarëve të bejsbollit, falë të cilëve në vitin 2018 ka fituar rreth 105 milionë dollarë në komisione, mjafton të mendosh që nëntë prej lojtarëve që ka nën menaxhim kanë kontrata më shumë se 100 milionë dollarë.

Krahasuar me vitin 2017, Jorge Mendes ngritet një pozicion më lartë, duke u kthyer në vend të dytë. Sipas Forbes, përcjell Telegrafi, vlera e kontratave ekzistuese të futbollistëve që përfaqëson është 1 miliard dollarë kurse ajo e komisioneve, 100 milionë dollarë. Po ashtu, agjencia e tij “Gesti Fute” është e gjashta në nivel botëror pas “Boras Corporation” e Scott Boras.

Në top dhjetëshen e nivelit botëror janë të pranishëm edhe tre agjentë që lidhen me botën e futbollit. Jonathan Barnett, drejtues dhe themelues i “Stellar Group Limited” me 79.5 milionë dollarë në komisione, vlera totale e lojtarëve që përfaqëson është 795 milionë dollarë është ngjitur në vend të tretë.

Mino Raiola ngjitet në vend të pestë me 62.9 milionë dollarë në komisione, vlera e lojtarëve që përfaqëson është 629 milionë dollarë dhe Volker Struth është ngjitur në vend të tetë me 46.4 milionë dollarë në komisione.

Në klasifikimin e 50 agjentëve më të pasur të Forbes kryeson sporti i bejsbollit me 13 agjentë, ndjekur nga basketbolli me 11, futbolli me 8, futbolli amerikan me 8, hokeji me 7, tenisi dhe golfi me një agjent.

Në top dhjetë ndër agjencitë futbollistike përveç “Gesti Fute”, e themeluar nga Jorge Mendes, gjejmë edhe “Stellar Group” e cila drejtohet nga Jonathan Barnett në vend të tetë, agjencinë e Mino Raiola, “Mino Raiola S. P.” në vend të nëntë dhe “Unique Sports Management” në vend të dhjetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori