LAJMI I FUNDIT:

5 milionë euro investime për minierën e Dubovcit

5 milionë euro investime për minierën e Dubovcit

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në një takim me investitorët kompaninë BISEK nga Polonia dhe me banoret e Galicës dhe Dubovcit lidhur me investimet që pritet të bëhen së shpejti në minierë.

Pas këtij takimi kryetari Tahiri ka deklaruar se vlera e këtij investimi është 5 milionë euro brenda 7 viteve të para.


“Nga ky investim pritet të krijohen mbi 100 vende te reja të punës. Qeveria ka aprovuar shpronësimin e pronave të banorëve”, ka thënë Tahiri.

Me këtë rast ai ka theksuar se Komuna e Vushtrrisë është e përkushtuar për të krijuar ambient të sigurt për investime te huaja. /Telegrafi/