LAJMI I FUNDIT:

32 milionë dollarë nga SHBA-të, siguria në Kosovë dhe deklarata e akademikut Kraja për “Open Balkan” dhe pozitën e shqiptarëve në rajon – top lajmet e javës

32 milionë dollarë nga SHBA-të, siguria në Kosovë dhe deklarata e akademikut Kraja për “Open Balkan” dhe pozitën e shqiptarëve në rajon – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se bashkë me drejtoren e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi ka nënshkruar amendamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parasheh fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve.

Po javën që po lëmë pas, komandanti i KFOR-it, Ferenc KAJÁRI në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e këtij misioni ushtarak për të ofruar siguri në vendin tonë dhe ka treguar detaje ekskluzive për rënien e dronit ditë më parë në rajonin e Mitrovicës.

Ndërkaq, akademiku Mehmet Kraja po në një intervistë për Telegrafin ka folur për politikën e brendshme në Kosovë, bashkëpunimin e shqiptarëve në rajon, dialogun Kosovë – Serbi dhe marrëveshjen finale mes dy shteteve.

Lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, siç ka kërkuar Beogradi zyrtar, Kraja ka thënë se ishte vendim i drejtë.

Edhe 32 milionë dollarë nga SHBA-të për Kosovën, në total granti arrin vlerën mbi 73 milionë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani javën që po lëmë pas bashkë me drejtoren e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi e në prezencë të ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, ka nënshkruar amendamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parasheh fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve.

Presidentja Osmani në një postim në Facebook shkruan se mbështetja vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse.

“Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan për Republikën e Kosovës!

Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amendamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parasheh fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë.

Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse.

Kosova është e bekuar me aleatët e saj!”, shkruan Osmani.

Komandanti i KFOR-it thotë se nuk ka asnjë tregues për ndonjë lloj kërcënimi – “të gatshëm të veprojmë ndaj çdo lloj sfide për sigurinë”

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral major Ferenc KAJÁRI në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e këtij misioni ushtarak për të ofruar siguri në vendin tonë dhe ka treguar detaje ekskluzive për rënien e dronit ditë më parë në rajonin e Mitrovicës.

Ai ka thënë se NATO/KFOR-i monitoron në vazhdimësi situatën në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe mund të sigurojë të gjithë qytetarët se nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

“Nuk ka asnjë tregues për ndonjë lloj kërcënimi. KFOR-i është i gatshëm të veprojë ndaj çdo lloj sfide për sigurinë”, ka deklaruar komandanti i misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë.

Komandanti Kajari, ka thënë në këtë intervistë për Telegrafin se ka bërë të ditur detaje për dronin që kishte rënë në një oborr të një shtëpie në Mitrovicë.

Ai ka bërë të ditur se njëri nga dronët e KFOR-it ka rënë në një kopsht privat në zonën e Mitrovicës, për shkak të mosfunksionimit.

Sipas tij, droni nuk ka shkaktuar ndonjë lëndim në njerëz apo dëme materiale dhe forcat policore të Kosovës e kanë marrë pas rënies së tij.

Mosmbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, iniciativa “Open Balkan” dhe pozita e shqiptarëve në rajon

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), Mehmet Kraja, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e rajon.

Akademiku Kraja, në një intervistë në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për politikën e brendshme në Kosovë, bashkëpunimin e shqiptarëve në rajon për dialogun Kosovë – Serbi dhe marrëveshjen finale mes dy shteteve.

Lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, siç ka kërkuar Beogradi zyrtar, Kraja tha se vendimi ishte i drejtë.

“Sa i përket zgjedhjeve, unë mendoj se ata e kanë marrë përgjigjen e duhur dhe të drejtë nga institucionet e Kosovës. Sa herë që institucionet e Kosovës mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit, ne i mbështesim”, deklaroi Kraja.

Duke komentuar reagimin e shteteve të QUINT-it, të cilat përmes një komunikate të përbashkët u shprehen të zhgënjyer nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, akademiku Kraja vlerëson se reagimi i tyre ishte i padrejtë dhe i njëanshëm.

“Shtetet e QUINT-it kanë bërë një deklaratë që për mendimin e tim është e njëanshme. E njëanshme, jo për shkak se mbështesin apo jo Qeverinë, por për shkak të parimeve. Pra, është shkel parimi i të drejtës së një shteti sovran për të vendosur ka apo s’ka zgjedhje të një shtetit tjetër në territorin e shtetit të tij. Askush nuk doli me deklaratë kundër Malit të Zi, që po ashtu refuzoi zgjedhjet serbe në territorin e vet”, shtoi akademiku.

Kraja ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se shumica e marrëveshjeve të arritura deri tash në Bruksel janë të dëmshme për Kosovën.

“Është instaluar kjo formë e dialogut që Serbia të mos marrë asgjë seriozisht, ose të merr vetëm atë se çka i intereson. Marrëveshjet kryesisht janë në dëm të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës”, theksoi ai.

Akademiku deklaroi se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë model i punës së keqe. Ndërsa tha se beson që diplomacia kosovare do të ulet dhe do t’i rishikojë këto marrëveshje.

Kryetari i ASHAK-ut, Mehmet Kraja ka folur për iniciativën “Open Balkan”.

Ai e konsideron të mbyllur iniciativën për Ballkanin e Hapur pas zhvillimeve në Ukrainë dhe pozicionimin e Serbisë krah Rusisë.

“Pas qëndrimit të Serbisë në raport me Rusinë, tregoi se iniciativa ‘Open Balkan’ është e mbyllur. Ai plan që thotë se Serbia është lider i Ballkanit në planin ekonomik dhe politik, do të duhej të mbyllet pasi Serbia u rreshtua në anën e agresorit”.

“Serbia, pos mbështetjes propagandistike, merr edhe mbështetje ushtarake nga Rusia. Nuk i takon më Serbisë të luajë rolin e liderit në Ballkan. Edi Rama duhet ta kuptojë se Serbia është identifikuar si një lider që na çon në drejtim të gabuar”.

“Problemi nuk është më kalimi i kufirit me letërnjoftime. Këto janë probleme të mëdha politike, që realisht i shkelmoi Vuçiqi”.

Kraja megjithatë thotë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Serbinë sikurse deri më tani, pavarësisht qëndrimit ndaj Rusisë.

“Megjithatë, në aspektin historik Serbia dështoi në rimarrjen e vetes në një periudhë të ndjeshme për Ballkanin. Janë duke parë edhe vet serbët në Serbi që kësaj radhe bënë një gabim”, deklaroi Kraja.

Akademiku Kraja ka komentuar edhe zhvillimet në Mal të Zi dhe pozitën e Dritan Abazoviq.

Kraja ka minimizuar rolin e Dritan Abazoviqit si kryeministër i ardhshëm i Malit të Zi, derisa ka dyshime edhe nëse ai mund të lëvizë diçka në dobi të shqiptarëve.

“Ai do të jetë kryeministër i Malit të Zi”, është deklaruar Kraja, duke shtuar se s’ka nevojë për entuziazëm.

I pyetur nëse ai do ta avancojë pozitën e shqiptarëve, Kraja është përgjigjur: “Nuk besoj… Ai do të jetë një politikan në përdorim derisa Mali i Zi të ketë nevojë për ta stabilizuar qeverisjen. Nuk besoj se do të ketë ndonjë rol tjetër. Megjithatë mund të them se roli i shqiptarëve në Mal të Zi është në trend pozitiv”

Akademiku thotë se shqiptarët problemet më të mëdha i kanë të brendshme për faktin se në aspektin gjeopolitik nuk kanë qenë asnjëherë më mirë.

“Kemi dy shtete shqiptare në Ballkan. Kemi faktorin shqiptar në Maqedoni që ka kontribuar në shtet ndërtim, që është me rëndësi. Ndërsa në Mal të Zi kemi pjesëmarrje simbolike. Por së paku Mali i Zi ua njeh shqiptarëve meritën për pavarësimin nga Serbia”, tha Kraja.

Kryetari i ASHAK-ut megjithatë thotë se shqiptarët ndërmjet vete kanë mjaft probleme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori