LAJMI I FUNDIT:

2Cellos sjellin me violinçelë hitin “Perfect” të Ed Sheeran

2Cellos sjellin me violinçelë hitin “Perfect” të Ed Sheeran
(Foto: Getty Images)

Dyshja e famshme kroate, “2Cellos”, e ka publikuar videon muzikore të këngës së re, versionin e tyre të hitit të madh të Ed Sheeran, “Perfect”, që do të jetë pjesë e albumit të tyre të ri.

“Meqenëse kemi pasur menaxhment të njëjtë, ka kohë që njihemi me Ed Sheeran. Jemi shoqëruar shumë, madje kemi luajtur bixhoz bashkë në Las Vegas”.


“Na ka pyetur shpesh se kur do ta përpunojmë ndonjë këngë të tij dhe tash ishte çasti i përsosur”.

(Foto: Getty Images)

“Kudo që kemi shkuar në muajt e fundit e kemi dëgjuar ‘Perfect’ dhe menduam se ajo këngë meriton versionin në violinçelë”.

“Sapo u kthyem nga turneu në Amerikë, hymë në studio dhe e incizuam. Kënga origjinale ka një melodi të shkëlqyer dhe tempo, prandaj e dinim se do të tingëllonte bukur në violinçelë”.

“Gjykoni vet. Ne mendojmë se përshtatet për mrekulli. Shpresojmë që edhe Edi të pajtohet me këtë”, ka thënë Stjepan Hauser, i cili së bashku me Luka Sulic janë duke punuar në albumin e ri.

“2Cellos” nuk ia kanë dërguar këngën më herët Sheeranit, sepse kanë dashur të befasojnë. Klipi është xhiruar në Muzeun Katran në Zagreb, ndërsa regjinë e ka bërë Kristijan Burlovic dhe produksioni MedVid.

Videoklipi i këngës origjinale të Ed Sheeran u publikua në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa tashmë ka kaluar shifrën prej 772 milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori