I njohur si festivali më i madh i filmit në Kosovë, DokuFest vazhdon të mbledhë çdo vit regjisorë, artistë, profesionistë të industrisë së filmit dhe publik nga vende të ndryshme të Evropës Juglindore dhe më gjerë.

Përgjatë nëntë ditëve të festivalit, publiku do të ketë mundësi të ndjekë projeksione të filmave dokumentarë dhe të shkurtër në hapësira të ndryshme të qendrës historike të Prizrenit.


Përveç shfaqjeve të filmave, programi përfshin edhe ekspozita fotografike dokumentare, debate, master klasa praktike dhe performanca muzikore.

Organizatorët theksojnë se festivali synon të krijojë një hapësirë ku arti, kultura dhe diskutimi publik bashkohen përmes kinemasë dhe programeve që trajtojnë tema të ndryshme shoqërore dhe kulturore.

Detajet:

Data: 7–15 gusht 2026
Koha: 08:00 - 00:00

Vendndodhja: Prizren - qendra historike e qytetit

Festivali sjell nëntë ditë të mbushura me filma, aktivitete artistike dhe programe kulturore.

Programi?

Përveç shfaqjeve të filmave dokumentarë dhe të shkurtër, DokuFest organizon:

  • Ekspozita fotografike dokumentare
  • Debate dhe diskutime
  • Master klasa praktike
  • Performanca muzikore
  • Aktivitete kulturore dhe artistike përgjatë festivalit

Festivali zhvillohet nga 7 deri më 15 gusht 2026 në Prizren.

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Mundësi për të ndjekur filma dokumentarë dhe të shkurtër nga vende të ndryshme
  • Hapësirë për dialog, diskutim dhe shkëmbim artistik
  • Përvojë kulturore në ambientet historike të Prizrenit
  • Takime me komunitetin artistik dhe profesionistë të industrisë së filmit
  • Program që lidh kinemanë, kulturën dhe shoqërinë

Informatat tjera:

Biletat mund të sigurohen përmes faqes zyrtare të DokuFest.

Çmimi i biletës: 3 euro

Kontakt:

Instagram:

DokuFest Instagram

Sponsor gjeneral i këtij edicioni është IPKO