"Ditët e Nëntorit" - Gjakovë

Ditët e Nëntorit rikthehen në Gjakovë si një festival kulturor i dedikuar Festës së Flamurit Kombëtar, duke sjellë aktivitete artistike, kulturore dhe historike që promovojnë identitetin dhe trashëgiminë shqiptare.
I organizuar nga Fondacioni për Gjakovën, festivali mbledh artistë, studiues, autorë, të rinj dhe vizitorë nga të gjitha trojet shqiptare në një program që kombinon muzikën, letërsinë, debatet kulturore dhe aktivitetet artistike në disa nga hapësirat më të njohura të qytetit.
Detajet
Data: 19–28 nëntor 2026
Koha: Nga ora 11:00
Vendndodhja:
- Pallati i Kulturës 'Asim Vokshi'
- Çarshia e Vjetër
- Shkolla e Muzikës 'Prenk Jakova'
Programi?
Programi i festivalit përfshin:
- 7 koncerte
- Panairin “Ditët e Librit”
- Panele diskutimi
- Debate kulturore dhe historike
- Prezantime librash
- Aktivitete artistike për të rinjtë
- Takime me autorë
- Panair librash në Çarshinë e Vjetër
- Koncert të talenteve të rinj
- Aktivitete kulturore ndërmjet gjimnazeve shqiptare
Festivali përmbyllet me aktivitete artistike dhe kulturore në kuadër të Festës së Flamurit.
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Përjetoni atmosferën e Festës së Flamurit përmes muzikës dhe kulturës shqiptare
- Merrni pjesë në takime dhe diskutime me artistë, autorë dhe studiues
- Ndiqni koncerte dhe projekte artistike në një nga festivalet kryesore të nëntorit
- Zbuloni botime të reja dhe aktivitete letrare në Çarshinë e Vjetër
- Krijoni lidhje dhe përvoja kulturore me vizitorë dhe pjesëmarrës nga diaspora dhe rajoni
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit etj.
Biletat mund të sigurohen përmes platformës:
Fondacioni për Gjakovën App
Çmimi i biletës: 10 euro
Kontakt:
- +383 49 706 252
- info@fpgj.org
Instagram:
Ditët e Nëntorit Instagram
Facebook:
Ditët e Nëntorit Facebook











































