Festivali i dizajnit dhe artit "REDO Prishtina"

REDO Prishtina rikthehet nga në Kino ARMATA, me edicionin e 14-të të një prej ngjarjeve më të njohura multidisiplinare në vend. Për tri ditë, festivali do të mbledhë dizajnerë, artistë dhe profesionistë kreativë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.
Programi ndërthur ligjërata, prezantime, muzikë dhe botime, duke krijuar hapësirë për mësim, shkëmbim idesh dhe networking mes profesionistëve të fushave kreative. REDO synon të sjellë perspektiva të ndryshme mbi dizajnin dhe artin, duke afruar publikun me praktika dhe qasje ndërkombëtare.
Detajet
Data: 2–4 tetor 2026
Ora e fillimit: 20:00
Vendndodhja: Kino ARMATA, Rr. Brigada e Kosovës, Prishtinë
Programi?
Programi i REDO Prishtina përfshin:
- Ligjërata dhe prezantime nga profesionistë ndërkombëtarë
- Program muzikor
- Temporary Bookshop
- Networking dhe shkëmbim idesh
- Mundësi për bashkëpunim mes profesionistëve kreativë
Folësit dhe artistët:
- SILEX (Zvicër)
- Félicité Landrivon (Francë)
- Jungmyung Lee (Holandë)
- Goda Budvytyte (Lituani)
- Astrid Seme (Austri)
- Moe Choucair (Liban)
- Tevfik Rada (Kosovë)
Temporary Bookshop:
Werkplaats Typografie (Holandë)
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të takuar dizajnerë dhe artistë nga vende të ndryshme të botës.
- Për të ndjekur ligjërata dhe prezantime nga profesionistë me praktika të ndryshme kreative.
- Për të krijuar kontakte të reja dhe mundësi bashkëpunimi.
- Për të eksploruar libra dhe publikime përmes Temporary Bookshop.
- Për të përjetuar një program që ndërthur dizajnin, artin, muzikën dhe kulturën.
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:
Biletat mund të blihen online përmes Rave Travel.
Për më shumë informata:
Email:
info@redoprishtina.com
Instagram:
https://www.instagram.com/redoprishtina
Facebook:
https://www.facebook.com/redoconf/


































