24 foshnje të lindura në spitalin e Pejësgjatë javës së fundit, mbi 3 mijë vizita specialistike

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar, përfshirë edhe ditën e djeshme që ishte festë zyrtare, në këtë institucion kanë lindur gjithsej 24 foshnje.
Sipas njoftimit, nga foshnjat e porsalindura 17 janë djem dhe 7 vajza.
Spitali ka publikuar edhe statistikat e shërbimeve të ofruara gjatë të njëjtës periudhë, duke bërë të ditur se janë realizuar 3,149 vizita specialistike dhe janë shënuar 278 pranime të reja.
Në laborator, sipas spitalit, 1,688 pacientë kanë kryer gjithsej 21,641 analiza laboratorike, ndërsa janë kryer edhe 71 operacione dhe 266 seanca dialize.
Sa i përket shërbimeve diagnostikuese, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se janë realizuar 759 rëntgen, 293 ultrazëra, 86 MRI dhe 5 mamografi. Po ashtu, janë kryer edhe 1 ekokardiografi, 19 ergometri, 13 gastroskopi dhe 10 kolonoskopi.
Në këtë periudhë janë ofruar edhe 261 shërbime fiziatrike, ndërsa spitali ka theksuar se ekipet mbeten në shërbim të qytetarëve pa ndërprerje.
“Ne jemi këtu për ju – çdo ditë, çdo natë, 24/7/365”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/




















































