LAJMI I FUNDIT:

223 aplikacione vetëm në thirrjen e parë të programit Erazmus+

223 aplikacione vetëm në thirrjen e parë të programit Erazmus+

Në thirrjen e parë të programit arsimor të BE-së Erazmus+ për vitin 2017, i cili ka përfunduar më 2 shkurt deri te Agjencia kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilizim, kanë arritur 223 aplikacione, që është rritje prej 29,5 përqind në krahasim me thirrjen e parë publike për këtë program vitin e kaluar, kur kanë arritur 172 aplikacione, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Thirrja e parë për Erazmus+ në vitin 2017 parashikon shpërndarje të gjithsej 3,15 milionë eurove, ndërsa vlera e kërkuar në 223 aplikacionet është gjithsej 8,43 milionë euro. Aplikacionet e pranuara, të cilat do të marrin mbështetje do të publikohen në fund të prillit.


“Pjesa më e madhe e tyre janë projekte për mbështetje të arsimit të lartë. Pastaj, projektet në fushën e arsimit profesionist të mesëm, projekte të përgatitura nga gjimnaze, shkolla fillore dhe institucione parashkollore dhe projekte për mbështetje të arsimit të të rriturve dhe mobilitet të të rinjve”, tha në konferencën për shtyp zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, njofton AIM.

Për programin Erazmus + në vitin 2017 ka edhe dy thirrje publike, që janë në vijim. Afati përfundimtar për thirrjen e dytë është 26 prilli, ndërsa për të tretin 4 tetori. Ristovski dhe Dimitriev apeluan deri te kandidatët potencialë që të përgatisin projekte cilësore dhe konkurruese de të aplikojnë për mjete evropiane financiare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori