LAJMI I FUNDIT:

22 të vdekur në Filipine nga stuhia “Usman”

22 të vdekur në Filipine nga stuhia “Usman”

Të paktën 22 persona vdiqën pas kalimit të një stuhie që përfshiu këtë fundjavë pjesën qendrore të Filipineve, sipas një bilanci të ri të raportuar nga autoritetet.

Bilanci i mëparshëm njoftonte për katër të vdekur. Megjithëse intensiteti i erës së stuhisë “Usman” nuk ishte shumë i fuqishëm, shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje të tokës dhe përmbytje në rajonet e Bicol-it dhe Visayas.

Pjesa më e madhe e viktimave u gjetën të mbytur nga niveli tepër i lartë i ujit ose nga rrëshqitjet masive të dheut. Numërohen 16 të vdekur në rajonin e Bicol dhe gjashtë në Visayas lindore. /Telegrafi/