LAJMI I FUNDIT:

22 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë vitit të kaluar në Maqedoni

22 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë vitit të kaluar në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Shkalla e vdekjeve në punë për vitin 2022 në Maqedoninë e Veriut është 3.17%, ku krahasuar me vitin 2021 kur përqindja e vdekjeve në punë ishte 3.77%, në vitin 2022 vërehet një rënie e lehtë e saj, por e njëjta nuk ndodh kur bëhet fjalë për lëndime në punë pasi krahasuar me vitin paraprak kur shkalla e lëndimeve në punë ishte 16.97%, gjatë vitit 2022 kjo shifër arrin në 21.21%.

22 pemët e mbjellura në Komunën e Aerodromit me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë sipas informatave të shoqatës do të simbolizojnë 22 jetët e humbura në vendet e punës gjatë vitit 2022.


Në manifestimin e organizuar nga Shoqata e Inxhinierëve të Sigurisë “Tutela Shkup” Shoqata për Mbrojtje gjatë punës e Komunës së Manastirit, dhe Shoqata për Siguri në punë “28Prill” Shkup, ka ndarë çmime për kompanitë të cilat janë vlerësuar si kompani me praktikat më të mira në sigurinë dhe mbrojtjen në punë gjatë vitit 2022, si dhe për nxënësit në kuadër të projektit “Shëndeti dhe Siguria nga mosha e hershme”, e miratuar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe MASH. Raporti vjetor për aksidentet në punë gjatë vitit 2022 ka regjistruar 169 aksidente.

Ky informacion është në bazë të njoftimeve në median e shkruar dhe atë elektronike si dhe në të dhënat që u janë komunikuar atyre si shoqatë. Ky numër sipas shoqatës është konservator dhe nuk pasqyron gjendjen reale të aksidenteve më të rënda në vendet e punës që sipas të dhënave të ISHP-s deri në vitin 2020 niveli i lëndimeve të rënda në punë është diku rreth 1.500 lëndime.

“Sipas të dhënave që kemi arritur të mbledhim deri më tani, si aksidente të rënda që kanë përfunduar me fatalitet janë të regjistruara 22 raste. Bazuar në këtë numër të personave të vdekur në vendet e punës shkalla e vdekjeve në punë në Maqedoninë e Veriut është 3.17%, që do të thotë se për çdo 100 mijë të punësuar tre prej tyre kanë vdekur në vendin e punës në vitin 2022.

Krahasuar me vitin 2021 kur përqindja e vdekjeve në punë ishte 3.77%, në vitin 2022 vërehet një rënie e lehtë e saj. E njëjta nuk ndodh kur bëhet fjalë për lëndime në punë pasi krahasuar me vitin paraprak kur shkalla e lëndimeve në punë ishte 16,97%, gjatë vitit 2022 kjo shifër arrin në 21.21%, që tregon se në 100 mijë punonjës me lëndime të rënda përfundojnë 21 punëtorë”, thuhet në raportin e Shoqatës së Maqedonisë për siguri në punë, në të cilin si burim informacioni për aksidentet në punë kishin marrë informacionet e publikuara në media.

28 Prilli është edhe Dita Ndërkombëtare për përkujtimin e të gjithë punëtorëve që humbën jetën për shkak të lëndimeve në punë dhe sëmundjeve profesionale.