LAJMI I FUNDIT:

21 vjet nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, në Pejë sot inaugurohet Memoriali “Kujtim & Miqësi”

21 vjet nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, në Pejë sot inaugurohet Memoriali “Kujtim & Miqësi”

Sot mbushen 21 vjet nga sulmet më të mëdha terroriste në historinë moderne që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Historia e sulmeve të 11 shtatorit, pritet që nga sot të jetë pjesë e qytetarëve edhe në Kosovë, simbolik kjo e marrëdhënie të shkëlqyeshme ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Rotary Club Peja nga sot do të inauguroj Memoralin “11 Shtatori” në Pejë.

Ky Memorial përfshinë në vete një pjesë autentike të metalit nga Kullat Binjake në New York.

Ideja e ndërtimit të një memoriali në kujtim të viktimave të 11 shtatorit në New York, ka ardhur nga rotariani, njëherësh afaristi, Nehat Devolli.

Presidenti i Rotary Club Peja, Arbër Asllani në një prononcim për Telegrafin tha se ideja në momentin e parë që ka ardhur nga Devolli në klubin e tyre ka gjetur përkrahje nga të gjithë anëtarët, Komuna e Pejës si dhe nga bizneset e ndryshme të këtij qyteti.

Ceremonia e Inaugurimit me pjesëmarrje të Ambasadës Amerikane dhe miqve të shumtë nga SHBA dhe Evropa do të mbahet në Pejë në rrugën Mbreti Pirro më 11 Shtator 2022 nga ora 10:30. /Telegrafi/