LAJMI I FUNDIT:

200 të burgosur do vijnë në Shqipëri, Britania do t’i lirojë një vit më herët

200 të burgosur do vijnë në Shqipëri, Britania do t’i lirojë një vit më herët

200 të burgosur shqiptarë do të transferohen nga Britania e Madhe në Shqipëri për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.

Marrëveshja u arrit gjatë diskutimeve të dy kryeministrave Rishi Sunak dhe Edi Rama gjatë bisedimeve në Londër në muajin mars të këtij viti.


Në fund të vitit të kaluar, në burgjet e Anglisë dhe Uellsit ndodheshin 1336 shqiptarë.

Arsyeja e kësaj marrëveshjeje lidhet me dy faktorë, atë ekonomik dhe mbipopullimin e burgjeve.

17 të burgosur që janë të dënuar me burgim të përjetshëm do të jenë të parët të cilët do të transferohen drejt Shqipërisë.

Koci Selamaj është njëri prej të burgosur i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mësueses Sabina Nessa dhe që do të riatdhesohet.

Për një të dënuar në një burg të sigurisë së lartë, kostoja në Britani të Madhe për një vit është 57.000 paund, ndërsa në Shqipëri 10.000 £ në vit. Do të jetë po Londra që do të paguajë për vuajtjen e dënimit për të burgosurit në burgjet shqiptare, por tani me një kosto më të ulët.

Sipas marrëveshjes, një i burgosur shqiptar lirohet nga burgu një vit më herët dhe i jepet 1500 paund nëse pranon të deportohet dhe të mos kthehet më në Britani.

Ata paralajmërojnë se nëse kthehen në ishull pa leje, do të kthehen menjëherë në burg për të vuajtur kohën e mbetur të dënimit./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori