LAJMI I FUNDIT:

20 vite kampionë të sportit, BPB zgjedh minatorët e Trepçës

20 vite kampionë të sportit, BPB zgjedh minatorët e Trepçës

Banka për Biznes ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me KB Trepça. Në një takim që ka pasur zëvendësdrejtori i BPB-së, Artan Sadiku me drejtorin e këtij ekipi Vullnet Sefaja, palët janë dakorduar që Banka për Biznes të jetë mbështetësi kryesor në luftën e minatorëve për superligë.

Zëvendëskryeshefi ekzekutiv i Bankës për Biznes, Artan Sadiku ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin KB Trepça, Vullnet Sefaja.


Në hotel “Palace” në Mitrovicë, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes pjesmarrës ishin edhe disa basketbollistë të këtij ekipi.

Në saje të kësaj marrëveshje, BPB do të jetë sponsor i ri i minatorëve në luftën e tyre të re për titull të Super Ligës.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes zëvendësdrejtori i BPB-së, Artan Sadiku para të pranishmëve ka folur për rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke premtuar se Banka për Biznes do të qëndrojë edhe më tutje afër sportistëve.

Përkrahja e sportit vendor është fushë që BPB-ja i ka dhënë rëndësi të veçantë që nga themelimi i saj.

Në këtë 20 vjetor të punës së Bankës për Biznes, kemi kënaqësinë që po bashkëpunojmë me ekipin ikonë të superligës kosovare në basket, KB Trepçën. Sikur BPB edhe basketbollistët e Trepçës janë histori në vete e sportit vendor dhe simbol i komunitetit që e përfaqëson.

Shpresojmë që me përkrahjen tonë, minatorët të kenë një sezonë të suksesshme drejt titullit edhe këtë vit”, tha zëvendëskryeshefi i BPB-së, duke premtuar edhe supriza të reja në kuadër të bashkëpunimeve me fushën e sportit.

“Kjo megjithatë është fillimi i bashkëpunimeve tona. Në javët në vijim do të dëgjoni edhe për shumë projekte të reja e bashkëpunime që do të bëhen për të ndarë bashkë me ju festën e ditëlindjes tonë.

Kjo nuk do të mund të bëhej ndryshe pa partnerët me të cilët kemi bashkëpunuar gjatë këtij rrugëtimi”, tha Sadiku.

Falënderues për Bankën për Biznes është treguar edhe drejtori i ekipit, Vullnet Sefaja.

Ai tha para të pranishmëve se kjo ndihmesë nga Banka do të jetë e rëndësishme në rrugëtimin drejt kupës së Superligës.

“Jemi shume të kënaqur me themelimin e këtij bashkëpunimi. Jemi posaçërisht të lumtur që BPB, ne ketë vit jubilar për bankën, ka zgjedh për të përkrahur KB Trepçën.

Ne gëzojmë shume vlera të përbashkëta, e kryesorja është ajo që të dy palët mundohemi qe te sjellim inovacione në shërbime e spektakël në fushat respektive”, tha drejtori i ekipit.

“KB Trepça është një nder klubet më të suksesshme kosovare dhe një shembull për udhëheqësi të mirë dhe reprezentim të komunitetit në të cilin vepron. Shpresojmë që ky bashkëpunim te rezultojë ne pasurimin e kabinetit te trofeve për KB Trepçën dhe të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë dhe i suksesshëm për të dy palët”, ka thënë Sefaja.

Për Bankën për Biznes bashkëpunimi me ekipet e sportit vendor është me rëndësi të veçantë, andaj edhe në vazhdimësi, është premtuar përkrahje në këtë drejtim.

20 vite BPB, miku yt!

Artikull i sponzorizuar

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori