Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë muajit tetor 2022 ka ngritur 20 aktakuza kundër 20 personave për dhunën në familje

Reklama

Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.

“Gjithashtu, kjo prokurori, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën në familje”, thuhet më tej.

Ndryshe, dhuna në familje e sulmet seksuale në vend janë bërë shqetësuese.

Nuk ka ditë që në raportin e policisë nuk raportohet për dhunë në familje. /Telegrafi/

Reklama