LAJMI I FUNDIT:

2 Ton publikon këngën e re “M’kujtohesh”

2 Ton publikon këngën e re “M’kujtohesh”
2 Ton Foto: YouTube

Rep-artisti me prejardhje nga Ferizaji, 2 Ton, është mjaft i pëlqyer në estradën shqiptare.

Ai për vite me radhe ka rezultuar I suksesshëm me projektet muzikore, derisa të tilla nuk ishin të pakta kohëve të fundit.


Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se tashmë ka lansuar këngën e tij të re.

View this post on Instagram

A post shared by 2 Ton (@2tonofficial)

“M’kujtohesh” mban titullin prodhimtaria muzikore, teksa për instrumentalin është përkujdesur producenti Nego.

Për tekstin dhe melodinë kësaj radhe ka punuar vet artisti, kurse edhe pjesa vizuale ishte mjaft e përmbushur.

View this post on Instagram

A post shared by 2 Ton (@2tonofficial)

Që në minutat e parë të shpërndarjes, kënga ka filluar të pëlqehet nga adhuruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/