LAJMI I FUNDIT:

2 Ton këtë javë publikon këngën e re dhe ndan një pjesë nga xhirimet e klipit

2 Ton këtë javë publikon këngën e re dhe ndan një pjesë nga xhirimet e klipit
2 Ton (Foto: Instagram)

Një tjetër projekt muzikor për këtë fillim vit është duke e punuar edhe reperi nga Ferizaj, 2 Ton.

Artisti shqiptar ditë më parë përmes rrjeteve sociale njoftoi fansat se ka nisur punën për një këngë të re.


Ndërsa sot, 31 vjeçari ndau një video të shkëputur nga xhirimet e klipit dhe tregon se do të lansohet më 29 nëntor (e premte).

2 Ton (Foto: Instagram)

“29.01 / M’kujtohesh”, ka qenë përshkrimi i videos.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Arton Avdyli (emri i vërtetë) në pjesën e klipit shfaqet me një kostum elegant e më një trëndafil të kuq në duar.

Komentet ndërkohë kanë qenë të menjëhershme, fansat e të cilit duket se mezi po presin për prurjen e radhës të reperit.

View this post on Instagram

A post shared by 2 Ton (@2tonofficial)

Projekti i fundit i publikuar nga 2 Ton mban titullin “Gota”, i cili për vetëm një muaj ka mbledhur afro dhjetë milionë klikime. /Telegrafi/