LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: Legjendat e Milanit duhet të kthehen

Gattuso: Legjendat e Milanit duhet të kthehen

Gennaro Gattuso shpreson që spekulimet për kthimin e Paolo Maldinit dhe Demetrio Albertinit te Milani të jenë të vërteta.

Roli i ish-mesfushorit si trajner i Pisas e pengon kthimin e tij të hershëm në San Siro, mirëpo ai mbështet kthimin e ikonave tjera, për t’u përfshirë në stafin organizues të klubit.


“Kanë qenë disa vite të vështira. Shpresoj që ata të kthehen te klubi. Maldini, Costacurta dhe Albertini, këto janë emra që mund të sjellin diçka të re, pasi është nevojshme”.

“Atyre u nevojiten ca para për të ndërtuar një skuadër garuese, por njëkohësisht kanë nevojë për një makinë të përsosur që të funksionojë në nivel organizues, sikur në kohën kur luaja unë”.

“Diçka e këtij niveli na ka munguar në vitet e fundit”, është shprehur Gattuso për Sky Sport Italia. /Telegrafi/