Deri në 150 anëtarë të familjes mbretërore saudite janë të infektuar me coronavirus, ndërkohë që mbreti Al-Saud dhe princi Mohamed bin Salman janë në izolim për të shmangur përhapjen e sëmundjes.
Mjekët në Spitalin Special të Mbretit Faisal Specialist në Riad që trajtojnë anëtarët e familjes mbretërore po përgatisin 500 shtretër të tjerë për një fluks të pritshëm të pacientëve.
Salman, 84-vjeç, është izoluar në një pallat pranë Jeddah, ndërsa princi i kurorës është zhvendosur në një vend të largët në brigjet e Detit të Kuq.
Numri i princave sauditë është me mijëra dhe shumë udhëtojnë shpesh në Evropë, prej nga janë sugjeruar të kthehen para se të preken me coronavirus. Familja mbretërore saudite vlerësohet të ketë rreth 15,000 anëtarë.
Princi saudit Faisal bin Bandar bin Abdulaziz Al Saud – guvernatori i kryeqytetit Riad i cili është në vite t e 70-ta – është në kujdes intensiv pas kontraktimit të virusit, sipas New York Times.
Vendi me rreth 33 milionë banorë ka raportuar 2,932 raste dhe 41 vdekje.
Deri më tani, kryesisht anëtarët e degëve të ulëta të familjes mbretërore janë infektuar, tha një burim për NYT.
Arabia Saudite po pret deri në 200.000 raste të coronavirusit brenda disa javësh, tha të martën ministri i Shëndetësisë i vendit.
“Brenda disa javëve të ardhshme, studimet parashikojnë se numri i infeksioneve do të shkojë nga minimumi 10.000 deri në maksimum 200.000,” tha ministri Tawfiq al-Rabiah, sipas mediave shtetërore.
Rabiah, i cili paralajmëroi mbretërinë të përballet me një “moment kritik” në luftën kundër virusit, tha që projektimi ishte i bazuar në katër studime nga ekspertë sauditë dhe ndërkombëtarë.
Disa qytete saudite përfshirë kryeqytetin Riad janë nën një shtetrrethimi 24-orësh të imponuar nga ministri i Brendshëm. Qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës janë mbyllur gjithashtu.
Autoritetet javën e kaluar u kërkuan myslimanëve që të shtyjnë përkohësisht përgatitjet për haxhin vjetor.
Rasti i parë në Arabi Saudite ishte një pacient i cili kohët e fundit kishte udhëtuar në Iran. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë