Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu” ka prezantuar sot raportin ” Qasja në drejtësi dhe të drejtat e njeriut”, sipas të cilit janë gjetur 15 raste të korrupsionit të nivelit të lartë në të cilat janë të përfshirë 140 persona.
Gjatë monitorimit një vjeçar, Çohu në partneritet me CSD ka monitoruar 102 raste me 214 seanca gjyqësore në Gjykatat Themelore në Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë me ç’rast janë identifikuar shkelje të ndryshme në sistemin gjyqësor në këto tri gjykata.
Sipas të gjeturave, shkeljet e identifikuara janë të natyrës teknike dhe procedurale, deri tek ato përmbajtësore.
Genc Nimoni nga Çohu tha se për këtë periudhë janë fokusuar kryesisht në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar me ç’rast siç tha ai, kanë përdorur mjetet ligjore.
“Një pikë e veçantë që kemi trajtuar në raport është drejtësia në veri, kemi identifikuar shkelje të natyrave të ndryshme. Nëse e shikojmë pak historikun, atëherë vërejmë që keni hyrë në vitin e nëntë të mosfunksionimit të gjyqësorit në regjionin e Mitrovicës”, tha ai.
Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi tha se të gjeturat në këtë raport janë të rëndësishme dhe se nuk duhet të shihen si mangësi por si objektiva.
“Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet një nga sfidat kryesore të sistemit gjyqësor evropian dhe një nga kërkesat themelore për shtetin e Kosovës”, u shpreh ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares
Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me presidentin Erdogan
Hapja e Urës së Ibrit pritet të diskutohet në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut
Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar
Vdes një shtetas i huaj në Kosovë, trupi i viktimës dërgohet për obduksion
Palestinezi dhunon dhe godet me thikë shqiptaren në Athinë, 33-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e gjakosur nga policia
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Donald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë